Total Refusal

Guerrila mediatike pseudo-marksiste Total Refusal është një kolektiv artistësh, studiuesish dhe kineastësh që ripërdorin burimet e video-lojërave kryesore për të krijuar narrativa politike në formën e videove, ndërhyrjeve, performancave dhe ligjëratave. Temat e tyre bazohen në studimet kritike të lojërave dhe teorinë sociale, me synimin për të promovuar dhe popullarizuar një të majtë kundër-hegjemonike. Veprat e tyre janë shfaqur në mbi 300 festivale filmi dhe arti, si dhe në hapësira të ndryshme ekspozimi. Që nga themelimi i tyre në vitin 2018, Total Refusal ka marrë mbi 65 çmime dhe përmendje nderi.

Susanna Flock (1988, Graz), jeton dhe punon në Vjenë si artiste vizuale/mediatike. Ka studiuar në Universitetin e Artit dhe Dizajnit në Linz (2015) dhe në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë (2017). Punët e Flock fokusohen në fenomene të internetit përmes videos dhe video instalacioneve. Së fundmi ajo ka marr çmimin Cité internationale des arts residency of BMKÖS (2024) Pixel, Bytes and Film residency (2020), Viktor-Fogarassy-Price (2019), the Rote Fabrik residency Zurich (2019), start-scholarship për meida art në Austri (2018) dhe bursë në Akademie Schloss Solitude (2018). Iu bashkua Total Refusal në vitin 2020.

Robin Klengel (* 1988 in Graz), jeton dhe punon si artist dhe antropolog kulturor në Vjenë dhe Graz. Ai hulumton, shkruan tekste, mban ligjërata dhe kurse dhe realizon filma në fushën e kërkimit artistiko-shkencor mbi hapësirat urbane dhe dixhitale. Ka studiuar antropologji kulturore në Graz dhe Berlin. Që nga viti 2021, është bashkëkryetar i hapësirës ndërdisiplinore të artit dhe kulturës Forum Stadtpark në Graz. Ai është bashkëthemelues i kolektivit në vitin 2018.

Leonhard Müllner (* 1987 in Graz), jeton dhe punon në Vjenë si artist vizual dhe studiues i mediave. Aktualisht, ai jep mësim në lëndën “Narratologji” në Departamentin e Medias dhe Edukimit në Universitetin e Arteve në Linz, Austri. Ai ka studiuar Art Vizual dhe Media në Linz, Leipzig dhe Vjenë dhe së fundmi ka përfunduar doktoraturën në Studime të Lojërave / Art i Lojërave. Ai është bashkëthemelues i kolektivit në vitin 2018.

Michael Stumpf (* 1985 in Wels), ka studiuar Filozofi në Vjenë si dhe Kulturë Mediatike dhe Teori të Artit në Linz (e papërfunduar). Kërkimi i tij ndërthur një sfond në fenomenologji me semiotikën e mediave dhe kulturës, duke analizuar rëndësinë dhe mënyrën e funksionimit të tropeve kulturore popullore. Ai punon si artist, dizajner dhe programues. Stumpf është bashkëthemelues i kolektivit në vitin 2018.

This exhibition is supported by the Kosovar Civil Society Foundation (KCSF) program ‘EJA Kosovo’, co-financed by the Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC) and Sweden. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, National Gallery of Kosovo, SMART Balkans.