
- This event has passed.
Make me coffee make me a sandwich
November 16, 2021 @ 7:00 pm - January 16, 2022 @ 5:00 pm

𝗠𝗮𝗸𝗲 𝗺𝗲 𝗰𝗼𝗳𝗳𝗲𝗲 𝗺𝗮𝗸𝗲 𝗺𝗲 𝗮 𝘀𝗮𝗻𝗱𝘄𝗶𝗰𝗵
/ 𝘦𝘬𝘴𝘱𝘰𝘻𝘪𝘵𝘦̈ / 𝘥𝘢𝘳𝘬𝘦̈ 𝘥𝘩𝘦 𝘮𝘶𝘻𝘪𝘬𝘦̈ / 𝘳𝘪𝘵𝘶𝘢𝘭 𝘷𝘢𝘭𝘭𝘦̈𝘻𝘪𝘮𝘪 /
Kuruar nga:
𝗡𝗮𝘁𝗮𝗹𝗶𝗷𝗮 𝗩𝘂𝗷𝗼𝘀̌𝗲𝘃𝗶𝗰́
𝗡𝗮𝘁𝗮𝗹𝗶𝗷𝗮 𝗩𝘂𝗷𝗼𝘀̌𝗲𝘃𝗶𝗰́
Artistet:
𝗘𝗹𝗷𝗲𝘀𝗮 𝗕𝗲𝗸𝗮
𝗔𝘇𝗶𝘇𝗲 𝗙𝗲𝗿𝗶𝘇𝗶
𝗟𝗮𝘂𝗿𝗲𝘁𝗮 𝗛𝗮𝗷𝗿𝘂𝗹𝗹𝗮𝗵𝘂
𝗟𝗼𝗿𝗶 𝗟𝗮𝗸𝗼
𝗠𝗶𝗹𝗶𝗰𝗮 𝗠𝗶𝗷𝗮𝗷𝗹𝗼𝘃𝗶𝗰́
𝗕𝗮𝗿𝗯𝗮𝗿𝗮 𝗣𝗿𝗲𝗻𝗸𝗮
𝗘𝗹𝗷𝗲𝘀𝗮 𝗕𝗲𝗸𝗮
𝗔𝘇𝗶𝘇𝗲 𝗙𝗲𝗿𝗶𝘇𝗶
𝗟𝗮𝘂𝗿𝗲𝘁𝗮 𝗛𝗮𝗷𝗿𝘂𝗹𝗹𝗮𝗵𝘂
𝗟𝗼𝗿𝗶 𝗟𝗮𝗸𝗼
𝗠𝗶𝗹𝗶𝗰𝗮 𝗠𝗶𝗷𝗮𝗷𝗹𝗼𝘃𝗶𝗰́
𝗕𝗮𝗿𝗯𝗮𝗿𝗮 𝗣𝗿𝗲𝗻𝗸𝗮
Siç e thotë një legjendë e vjetër, në një dyqan të braktisur të automekanikut shpirti i gruas në kalendarin e murit, i cili është gjithnjë i pranishëm, erdhi në jetë. Fqinjët thoshin se gjatë natës mund të dëgjoje shpirtin e gruas duke kërcyer, ajri mbushej me këngën e saj, e cila dikur ishte një himn i popit jugosllav, nga Zana Nimani:
𝘏𝘦𝘫, 𝘪 𝘥𝘢𝘴𝘩𝘶𝘳, 𝘭𝘢𝘳𝘨𝘰𝘪 𝘣𝘶𝘣𝘢𝘵
𝘕𝘨𝘢 𝘬𝘰𝘬𝘢 𝘫𝘰𝘵𝘦 𝘦 𝘣𝘶𝘬𝘶𝘳, 𝘦 𝘤̧𝘮𝘦𝘯𝘥𝘶𝘳, 𝘣𝘪𝘰𝘯𝘥𝘦
𝘔𝘰𝘴 𝘶 𝘣𝘦̈𝘫 𝘧𝘦̈𝘮𝘪𝘫𝘦̈
𝘝𝘪𝘴𝘩𝘪 𝘱𝘢𝘯𝘵𝘰𝘧𝘭𝘢𝘵, 𝘮ë 𝘬𝘢𝘭𝘰 𝘫𝘢𝘴𝘵𝘦̈𝘬ët
𝘔𝘦̈ 𝘱𝘦̈𝘳𝘲𝘢𝘧𝘰 𝘣𝘶𝘵𝘦̈𝘴𝘪𝘴𝘩𝘵 𝘥𝘩𝘦 𝘴𝘫𝘦𝘭𝘭𝘶 𝘯𝘢𝘵𝘺𝘳𝘴𝘩𝘦̈𝘮
𝘔𝘦̈ 𝘣𝘦̈𝘫 𝘬𝘢𝘧𝘦, 𝘮𝘦̈ 𝘣𝘦̈𝘫 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘴𝘢𝘯𝘥𝘶𝘪𝘤̧
𝘔𝘦̈ 𝘵𝘳𝘢𝘫𝘵𝘰 𝘮𝘪𝘳𝘦̈ 𝘥𝘩𝘦 𝘮𝘦̈ 𝘬𝘦̈𝘯𝘢𝘲…
𝘕𝘨𝘢 𝘬𝘰𝘬𝘢 𝘫𝘰𝘵𝘦 𝘦 𝘣𝘶𝘬𝘶𝘳, 𝘦 𝘤̧𝘮𝘦𝘯𝘥𝘶𝘳, 𝘣𝘪𝘰𝘯𝘥𝘦
𝘔𝘰𝘴 𝘶 𝘣𝘦̈𝘫 𝘧𝘦̈𝘮𝘪𝘫𝘦̈
𝘝𝘪𝘴𝘩𝘪 𝘱𝘢𝘯𝘵𝘰𝘧𝘭𝘢𝘵, 𝘮ë 𝘬𝘢𝘭𝘰 𝘫𝘢𝘴𝘵𝘦̈𝘬ët
𝘔𝘦̈ 𝘱𝘦̈𝘳𝘲𝘢𝘧𝘰 𝘣𝘶𝘵𝘦̈𝘴𝘪𝘴𝘩𝘵 𝘥𝘩𝘦 𝘴𝘫𝘦𝘭𝘭𝘶 𝘯𝘢𝘵𝘺𝘳𝘴𝘩𝘦̈𝘮
𝘔𝘦̈ 𝘣𝘦̈𝘫 𝘬𝘢𝘧𝘦, 𝘮𝘦̈ 𝘣𝘦̈𝘫 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘴𝘢𝘯𝘥𝘶𝘪𝘤̧
𝘔𝘦̈ 𝘵𝘳𝘢𝘫𝘵𝘰 𝘮𝘪𝘳𝘦̈ 𝘥𝘩𝘦 𝘮𝘦̈ 𝘬𝘦̈𝘯𝘢𝘲…
Për të krijuar mitologji të reja, ne do të rishpikim një sekuencë ngjarjesh në imagjinata dhe potenciale çliruese. Kur ne fillojmë këtë proces të rishpikjes, ritualet tona bëhen një vend për hapësirën e ardhshme, duke zgjeruar dhe forcuar mundësinë e energjive dhe shpirtit, të cilat ende janë në krijim e sipër.
Le të jetë ky një ushtrim dhe ky ushtrim le të bëhet ritual:
Kjo ish- punëtori automekaniku, tani galeri, është e zënë nga artiste gra ku secila reflekton përvojat e tyre e të qenit në këtë botë, duke i kalit veglat dhe vizionet e tyre, duke pushtuar këtë hapësirë të sapo shndërruar.
Pushtimi i tyre ndryshon karakterin e hapësirës, shpirti i tyre merr frymë, depërton në rrugë. Kështu, kjo frymë përhapet në lagje si ritëm dhe zë fushën e thashethemeve, sekreteve dhe miteve të vjetra. Le të erëzojmë ushqimin, shoqërimin dhe bisedat tona me këtë ide: historia e origjinës që vjen nga e ardhmja, nga një konvergjencë fantazish dhe ëndrrash, rishkruan mitologjinë e komunitetit.
Ky program është një mënyrë për të rikonfirmuar dhe energjizuar lidhjet ekzistuese mes komunitetit që mëton të vë në qendër nevojën për veprim kolektiv dhe hapësirë si vend për bashkëprodhim të dijes dhe praktikave të të jetuarit. Ky lloj aktiviteti artistik prezanton metodologjitë dhe mjetet për të ushtruar shëndetin e energjisë së përbashkët, lidhjen dhe pozitën mes miqve, ritmeve, trupave, të afërmve, kolegëve/eve dhe të dashurve, në këtë hapësirë të përbashkët.
———–
Kjo ekspozitë mbështetet nga Swiss Cooperation Office në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.
Kjo ekspozitë mbështetet nga Swiss Cooperation Office në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.