Shijojeni sa më shumë vizitën tuaj në një ekspozitë me një vështrim të thellë të koncepteve dhe veprave të prezantuara përmes vizitave të udhëhequra. Galeria 17 është e përkushtuar të ofrojë përvoja edukative për personat e të gjitha gjinive, prejardhjeve dhe moshave. E qasshme nga e hëna deri të shtunën, këto vizita janë falas dhe ju keni mundësinë të bëni një rezervim ose thjesht të vizitoni galerinë. Qoftë një person apo një grup miqsh, kolegësh, klasë, familje, ju keni mundësinë të përjetoni çdo ekspozitë nga afër nga stafi ynë ose artistët/kuratorët e ftuar.
Për informacion në lidhje me vizitat individuale ose grupore, shihni më poshtë.
Shënim: Galeria 17 është e përshtatshme dhe e qasshme për karroca
-
Vizita grupore

Përfito mundësinë e vizitës së udhëhequr në ekspozitën aktuale nga stafi ynë ose artistët/et, kuratorët e ftuar. Mësoni dhe kuptoni më shumë për secilën vepër artistike dhe konceptet pas saj, ndërsa filloni një diskutim mbi temën që trajtohet. Kjo mundësi e vizitave të udhëhequra është e përshtatshëm për grup miqsh, familjarë, turistë që vizitojnë, por…
-
Vizitë individuale

Shijoje vizitën aktuale me informacione të detajshme rreth ekspozitës nga stafi ynë ose artistët/et, kuratorët e ftuar dhe merr informacione rreth aktiviteteve tona edukative që plotësojnë temën e ekspozitës. Shënim: Ky format i vizitave të udhëhequra është i përshtatëm për individ. Rezervo vizitën në galeria@foundation17.org
-
Vizitat e mbrëmjes

Galeria 17 mirëpret vizitorët gjatë orarit të caktuar të hapjes dhe herë pas here hapim dyert për vizita në mbrëmje. Vizitat e mbrëmjes janë të përshtatshme për ata/ato që nuk kanë mundësi të vizitojnë gjatë ditës për shkak të angazhimeve të tjera. Shënim: Ky format i vizitave të udhëhequra është i përshtatshëm për maksimum 15…
-
Për fëmijët / Të dielat familjare

Ne duam t’i fuqizojmë fëmijët e vegjël përmes artit derisa krijojmë diskutime për t’i ndihmuar ata/ato të zhvillojnë imagjinatën, të ndajnë idetë dhe të formulojnë mendimet e tyre. Prandaj, ne ofrojmë vizita të udhëhequra që janë të përshtatshëm për fëmijë të shoqëruar nga prindër ose kujdestarë/e si dhe vizita të organizuara të grupeve të fëmijëve…
-
Studentët / et

Edukimi është pjesë integrale e çdo ekspozite dhe aktiviteti të organizuar nga Galeria 17. Ne ofrojmë vizita të udhëhequra dhe përvoja të edukimit artistik për grupe të të gjitha moshave. Udhëtimet tona arsimore në galerinë e artit ofrojnë mundësinë që mësuesit/et dhe profesorët/et të organizojnë një orë mësimi në galeri, duke përfshirë diskutime interaktive, analiza…