Studentët / et

Edukimi është pjesë integrale e çdo ekspozite dhe aktiviteti të organizuar nga Galeria 17. Ne ofrojmë vizita të udhëhequra dhe përvoja të edukimit artistik për grupe të të gjitha moshave. Udhëtimet tona arsimore në galerinë e artit ofrojnë mundësinë që mësuesit/et dhe profesorët/et të organizojnë një orë mësimi në galeri, duke përfshirë diskutime interaktive, analiza vizuale krijuese dhe projekte edukative në lidhje me ekspozitën aktuale.


Shënim: Ky format i vizitave të udhëhequra është i përshtatshëm për maksimum 20 studentë/e.


Rezervo vizitën në galeria@foundation17.org