Klasat e Majit
Ky program edukativ e konfirmon rolin e skenës së pavarur, për të punuar dhe shtuar oazat e edukimit jo-formal në vend, që vijnë si rezultat i nevojës për ndritje dhe zhvillim. Programi do të organizoj klasë të ndryshme, me ligjërata, trajnime dhe tutorime nga ligjërues/e, teoristë/e, artistë/e dhe akterë tjerë të industrive kreative, të cilët do të angazhohen që pjesëmarrësve/eve t’i ndihmojnë të zgjerojnë potencialet e tyre kreative duke u ndjerë më të sigurt dhe të përkrahur/a në rrugëtimet e tyre profesionale.
Klasat
Klasat e Majit do të jenë tematike dhe të udhëhequra nga artistë/e, teoristë/e, kuratorë/e, shkrimtarë/e, aktivistë/e etj vendor dhe ndërkombëtarë, të cilët/at do të zhvillojnë një kurrikulë interdiciplinare, duke iu përgjigjur nevojave të kontekstit lokal, krahas zhvillimeve dhe sfidave bashkëkohore. Ata/ato do të ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre, duke ofruar mundësi të reja bashkëpunimi përmes modeleve dhe praktikave bashkëkohore të zbatuara në edukim.
Klasat +
Punëtoritë dhe ligjëratat publike / programi paralel/publik
-
Klasa III – Në të Pamundurën – Strategji të Zhdrejta

Të gjithë përjetojmë bllokime krijuese, momente dyshimi dhe hezitimi kur përballemi me punën tonë. Në vitin 1975, muzikanti Brian Eno dhe artisti Peter Schmidt shpikën Strategjitë e Zhdrejta – një set me 113 kartela në një kuti të vogël të zezë, që ofronin një mënyrë lozonjare për të kapërcyer këto ngërçe. Duke tërhequr një kartelë…
-
Klasa II – Praktika Artistike dhe Formatet e Angazhimit

Ligjërues: April Gertler dhe Adrian Schiesser Datat: 16-17-18.05.2025Ora: 14:00 – 17:30 April Gertler dhe Adrian Schiesser, të dy artistë pamorë dhe krijues kulturorë, do të ndajnë përvojat e tyre personale nga drejtimi i platformave të angazhuara shoqërisht gjatë 15 viteve të fundit, si bashkëpunëtorë por edhe individualisht. Ky workshop do të fokusohet në çështje të…
-
Klasa I – Defkte që ndriçojnë, trupa të dështuar që notojnë mes hapësirës kibernetike dhe kontrollit të realitetit

Ligjërues: Mette Sterre Datat: 16-17-18.05.2025Ora: 14:00 – 17:30 Ky workshop do të jetë një qasje praktike për të eksploruar potencialin e trupit tonë në marrëdhënie me hapësirën, teknologjinë dhe kuptimin e vetes. Ne do të eksplorojmë se si kufizimet mund të jenë një burim shpikjeje për të zbuluar mënyra të ndryshme të mishërimit dhe potencialit…
-
Klasat e Majit – 2025

16-17-18.05.2025 Ky program edukativ forcon rolin jetik të skenës së pavarur në përmirësimin dhe pasurimin e peizazhit të edukimit joformal në vend. Vjen si nevojë urgjente për vetëdijesim dhe përparim. Programi ofron një gamë të larmishme klasash, me leksione, trajnime dhe mësime nga ligjërues/e të nderuar/a, teoricienë/e, artistë/e dhe figura të tjera nga industritë krijuese.…
-
Klasa IV: Praktikat e kurimit jashtë institucioneve të artit

Ligjëruese: Alessandra Pioselli Datat:13-17.05.2024 Ora: 14:00-17:00 Klasa synon të eksplorojë proceset dhe potencialet e angazhimit të njerëzve përmes praktikës artistike, jashtë kuadrit të institucioneve të artit, si një mënyrë për të kontribuar në rritjen e përgjegjësisë publike për vendet e jetesës, shoqërinë dhe trashëgiminë. Pse këto potenciale janë pikat e forta? Çfarë nënkupton aktivizimi i…
-
Klasa III: Strategjitë krijuese në institucionet kulturore dhe artistike

Ligjëruese: Elisabetta Rapetti Datat: 13-17.05.2024 Ora: 14:00-17:00 Klasa do të ndajë me pjesëmarrësit praktika dhe përvoja të ndryshme krijuese, të aplikuara në organizata të ndryshme artistike dhe kulturore; Do të ndajë rolin e krijimtarisë në menaxhimin kulturor dhe planifikimin kulturor dhe tendencat aktuale dhe të ardhshme në industritë krijuese. Duke aplikuar strategji krijuese në institucionet…
-
Klasa II: Publikimi si praktikë bashkëpunuese

Ligjërues: Marija Hristova dhe Ilija Prokopiev (PrivatePrint) Datat: 13-17.05.2024 Ora: 14:00-17:00 Klasa është ndërtuar mbi premisën se botimi si praktikë bashkëpunuese jep një platformë për shikueshmëri më të mirë të praktikave të ndryshme dhe në zhvillim, veçanërisht në shoqëritë me mungesë të infrastrukturës kulturore. Ne do të japim një pasqyrë kontekstuale të botimit artistik dhe…
-
Klasa I: Hartimi i Metaverses dhe Lagjeve

Ligjërues: Katharina Haverich 13-17.05.2024 Ora: 14:00 – 17:00 Metavers, në këtë fazë, është një mori platformash me pamje të çuditshme, që ofrojnë mjedise virtuale për t’u eksploruar. Çfarë përfaqësohet dhe pse? A mund ta gjejmë Prishtinën apo Kosovën? Nëse po, si janë projektuar këto vende dhe si ndihen? Le të marrim disa kufje VR dhe…
-
Klasat e Majit – 2024

13-17.05.2024 / Prishtinë Ky program edukativ forcon rolin jetik të skenës së pavarur në përmirësimin dhe pasurimin e peizazhit të edukimit joformal në vend. Vjen si nevojë urgjente për vetëdijesim dhe përparim. Programi ofron një gamë të larmishme klasash, me leksione, trajnime dhe mësime nga ligjërues/e të nderuar/a, teoricienë/e, artistë/e dhe figura të tjera nga…
-
Ligjëratë publike: Prototipimi i së ardhmes me art dhe teknologji

Fernanda Parente 18/05/2023 Ora 18:00, Project Space 17 ]Derisa jetët tona fizike dhe dixhitale bashkohen, ne kërkojmë mënyra të reja për të ripërcaktuar mënyrën se si mësojmë, krijojmë dhe angazhohemi me njëri-tjetrin. Arti dhe teknologjia kanë fuqinë për të shtrirë realitetet tona në sfera të reja dhe, kur kombinohen, ato mund të krijojnë një rëndësi…
-
Ligjëratë publike: Kufiri sublim

Margret Grebowicz 17/05/2023 18:00h, Project Space 17 Kjo ligjëratë përqendrohet në Organ Pipe Cactus National Monument në Arizona, në kufirin SHBA/Meksikë, ku Margret ka bërë kërkime për tre dimrat e fundit. Asnjë njësi tjetër e parkut kombëtar në SHBA nuk ka një nivel të krahasueshëm të sigurisë kufitare. Vizitori i parkut kombëtar është një temë…
-
Queering Ecology

Klasa IV Data: 16-19/05/2023 Ligjëruese: Margret Grebowicz Ekologjia queer synon të krijojë njohuri dhe praktika të larmishme dhe gjithëpërfshirëse të vetëdijshme që na ftojnë të ndërveprojmë me botën natyrore që na rrethon në mënyra më të thella. Bashkëprezenca dhe ndërlidhja, aspekte thelbësore të bashkëjetesës dhe ndërveprimit në rrjetin e ekosistemeve sot, sfidojnë rrënjësisht kornizat ekzistuese…
-
Qendrat tregtare: Krijimi i institucioneve të dëshirës dhe përkatësisë

Klasa III Data: 16-19/05/2023 Ligjëruese: Catherine Nichols Qendrat tregtare i bëjnë njerëzit të duan të hyjnë brenda tyre, muzetë shumë më pak. Sondazhe dhe studime të panumërta mbështesin atë që dyshojnë punonjësit e kulturës: blerjet janë një nga bastionet e fundit të aktivitetit publik në mbarë botën. Ky vëzhgim shoqërohet zakonisht me vajtime për rënien…
-
Arti, Teknologjia, E ardhmja

Klasa III Data: 16-19/05/2023 Ligjëruese: Fernanda Parente Derisa jetët tona fizike dhe dixhitale konvergojnë, ne kërkojmë mënyra të reja për të ripërcaktuar mënyrën se si mësojmë, krijojmë dhe angazhohemi me njëri-tjetrin. Arti dhe teknologjia kanë fuqinë për të shtrirë realitetet tona në sfera të reja dhe, kur kombinohen, ato mund të krijojnë një rëndësi të…
-
Praktikat e arkivimit: Koleksionet arkivore të artit

Klasa I Data: 16-19/05/2023 Ligjërues: Iga Maria Szczepańska Kjo klasë synon të inkurajojë skenën lokale, institucionet dhe aktorët e ndryshëm të komunitetit tonë që të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të zhvillojnë aftësitë në ndërtimin, rritjen dhe ruajtjen e arkivave. Nëpërmjet leksioneve, punëtorive dhe diskutimeve, kjo klasë do t’i njoftojë pjesëmarrësit me strukturat e ndryshme…
-
Klasat e Majit

Ky program edukativ e konfirmon rolin e skenës së pavarur, për të punuar dhe shtuar oazat e edukimit jo-formal në vend, që vijnë si rezultat i nevojës për ndritje dhe zhvillim. Programi do të organizoj klasë të ndryshme, me ligjërata, trajnime dhe tutorime nga ligjërues/e, teoristë/e, artistë/e dhe akterë tjerë të industrive kreative, të cilët…