Klasat e Majit – 2024

13-17.05.2024 / Prishtinë

Ky program edukativ forcon rolin jetik të skenës së pavarur në përmirësimin dhe pasurimin e peizazhit të edukimit joformal në vend. Vjen si nevojë urgjente për vetëdijesim dhe përparim. Programi ofron një gamë të larmishme klasash, me leksione, trajnime dhe mësime nga ligjërues/e të nderuar/a, teoricienë/e, artistë/e dhe figura të tjera nga industritë krijuese. Përfshirja e tyre synon të ndihmojë pjesëmarrësit/et të vënë në pah potencialin e tyre krijues, duke nxitur një ndjenjë besimi dhe mbështetje në udhëtimet e tyre profesionale.

Klasat e Majit janë hartuar me përpikëri rreth temave specifike dhe udhëhiqen nga artistë/e, teoricienë/e, kuratorë/e, shkrimtarë/e, aktivistë/e, vendor dhe ndërkombëtarë. Këta/o ekspertë/e ftohen që të hartojnë një kurrikulë ndërdisiplinore që jo vetëm adreson nevojat e kontekstit lokal, por gjithashtu pasqyron zhvillimet dhe sfidat bashkëkohore. Nëpërmjet shkëmbimit të njohurive dhe përvojave të tyre, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësi të reja për bashkëpunim, duke prezantuar modele dhe praktika bashkëkohore që janë pjesë përbërëse e arsimit modern.

Këto klasa janë krijuar për një numër të kufizuar pjesëmarrësish të cilët/cilat bëhen pjesë e kursit intensiv katër-ditor për të cilin janë regjistruar. Përveç këtyre kurseve të mbyllura, programi i Klasave të Majit përfshin dy ligjërata publike të hapura për të gjithë.

Pjesëmarrja në këto klasa është pa pagesë dhe e hapur për pjesëmarrës vendor dhe ndërkombëtarë.

Ligjërueset dhe temat:

Katharina Haverich – On the Map – Exploring Metaverses of the Neighborhoods

Marija Hristova and Ilija Prokopiev – Publishing as a collaborative practice

Elisabetta Rapetti – Creative strategies in cultural and art institutions

Alessandra Pioselli – Curating practices outside art institutions

Data e fundit për aplikim është 1 maj 2024

Regjistrohu këtu: https://forms.gle/aYQzMrs12DXpHmRY8

Shënim: Klasat do të mbahen në gjuhën angleze dhe janë të hapura për pjesëmarrës/e vendor/e dhe ndërkombëtar/e. Pjesëmarrja është pa pagesë.

Numri i pjesëmarrësve/eve është i limituar dhe vetëm personat e pranuar do të njoftohen.

Për më shumë informata na kontaktoni në galeria@foundation17.org.

Ky aktivitet mbështetet nga SMART Balkans, Ambasada Gjermane në Prishtinë, Galeria Kombëtare e Kosovës dhe AICS Tirana në kuadër të “Culture and Creativity for the Western Balkans” (CC4WBs), projekt i financuar nga Bashkimi Evropian që synon të nxisë dialog në Ballkanin Perëndimor duke rritur sektorët kulturorë dhe krijues për rritjen e ndikimit socio-ekonomik.

European Union in Kosovo, Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo

#CC4WBs, #CCI#culture, #EU, #art, #creativeindustries, #creativity, #media, #genderequality

#WesternBalkans

#SMARTBalkansProject #SupportedbyNorway #RegionalGrant #CPCDba #IDM #CRPM