Vizita grupore

Përfito mundësinë e vizitës së udhëhequr në ekspozitën aktuale nga stafi ynë ose artistët/et, kuratorët e ftuar. Mësoni dhe kuptoni më shumë për secilën vepër artistike dhe konceptet pas saj, ndërsa filloni një diskutim mbi temën që trajtohet. Kjo mundësi e vizitave të udhëhequra është e përshtatshëm për grup miqsh, familjarë, turistë që vizitojnë, por edhe për ndërtimin e frymës ekipore ose një aktivitet shtesë argëtues me kolegët apo të afërmit tuaj. Apo edhe për organizata të sjellin grupe të ndryshme që janë pjesë e aktiviteteve të tyre.


Shënim: Ky format i vizitave të udhëhequra është i përshtatshëm për maksimum 15 persona.


Rezervo vizitën në galeria@foundation17.org