22/07/2022 – 30/10/2022
𝘌𝘥𝘩𝘦 𝘢𝘺 𝘲𝘦̈ 𝘮𝘣𝘭𝘦𝘵𝘩 𝘦 𝘴𝘩𝘪𝘯 𝘧𝘭𝘰𝘳𝘪
𝘌𝘥𝘩𝘦 𝘢𝘺 𝘲’𝘦 𝘩𝘦𝘵𝘩, 𝘦 𝘥𝘦𝘳𝘵𝘩 𝘴𝘪 𝘴𝘩𝘪,
𝘒𝘶𝘳 𝘷𝘥𝘦𝘴𝘪𝘯 𝘯𝘶𝘬𝘦̈ 𝘣𝘦̈𝘩𝘦𝘯 𝘢𝘳 𝘦 𝘮𝘫𝘢𝘭𝘵𝘦̈:
𝘗𝘰 𝘬𝘢𝘭𝘣𝘦𝘯, 𝘮𝘺𝘬𝘦𝘯 𝘯𝘦̈𝘯𝘦̈ 𝘋𝘩𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘻𝘪.
Duke u munduar të imagjinojmë ditën e inaugurimit të ekspozitës Përtej në Beograd në një vit si 1997, do të mundemi që nga jashtë në oborr fillimisht të shquajmë muzikën eksperimentale që depërton nëpër ambientet e Qendrës për Dekontaminim Kulturor, me tingujt surrealë si vetë koha të cilën po e thërrasim në mendje. Atëherë këto vargje nga Rubairat e Omar Khajanit në mënyrë obsesive dhe njëkohësisht të padeshifrueshme mbijnë aty këtu në peizazhin akustik të punuar nga Ilir Bajri e bëhen, si shprehet ai vetë, “një metaforë e viteve të nëntëdhjeta në Kosovë ku ne, përditë vdisnim nga pak”.
Në të vërtetë veprat e katër artistëve jo vetëm përfaqësojnë kohën dhe gjendjen historike të Kosovës në kohë reale dhe madje duke e paraprirë atë, por shënojnë edhe një pikë ndarëse ku tejkalohen edhe format tradicionale të artit të deri atëhershëm.
Veprat në ekspozitë përbëhen nga parandjenja dhe ankthi i një dekade që materializohet përmes mediumeve bashkëkohore artistike. E ato vegime të turbullta do të plotësohen vetëm disa muaj mbas hapjes së ekspozitës me shpërthimin e luftës dhe sulmet kundër civilëve.
Pjesëmarrës në ekspozitën PËRTEJ – Archiving Transition:
Shkëlzen Maliqi
Maksut Vezgishi
Mehmet Behluli
Ilir Bajri
𝗞𝗼𝗻𝘁𝗿𝗶𝗯𝘂𝗲𝘀𝗶𝘁/𝗲𝘁 𝗻𝗲̈ 𝗿𝗲𝗮𝗹𝗶𝘇𝗶𝗺 𝘁𝗲̈ 𝗲𝗸𝘀𝗽𝗼𝘇𝗶𝘁𝗲̈𝘀:
Kuratore: Blerta Hoçia, Fitore Isufi – Shukriu
Teknik: Skender Xhukolli
Video dhe montazha: Leart Rama
Prodhuar nga: Shtatëmbëdhjetë
Shënim: Përtej-Archiving Transition është ekspozitë dokumentuese, një pjesë e së cilës është instaluar në Galeria 17 dhe pjesa tjetër në Hotel Grand.
Fotografitë nga konferenca e ekspozitës “Përtej“, në CZKD, Beograd (1997): Vesna Pavloviv
Fotografitë nga hapja e “Përtej/Beyond/Preko 20 years” (2017), organizuar nga CZKD dhe Kosovo 2.0: Srdjan Veljović
Materialet arkivore janë siguruar nga Arkivat publike në Prishtinë dhe Beograd. Poashtu, nga arkivat personale të pjesëmarrësve në PËRTEJ – archiving transition.
Kjo ekspozitë është pjesë e programit të Manifesta 14 në Prishtinë