Artist pjesëmarrës në ekspozitën In the making
Yll Xhaferi (1988, RKS) është artist vizual ndërdisiplinor i lindur në Kosovë i cili punon mes pikturës dhe medias digjitale. Xhaferi merr parasysh përdorimin e mediumeve të ndryshme artistike si rezultat direkt i ndikimeve globale. Ai gërsheton simbole dhe metafora të ndryshme në punimet e tij artistike vizuale duke luajtur me kujtesën kolektive dhe vetjake. Qëllimi është të ndërtohet dhe të monumentalizohet një narrativë imagjinare e cila mund të përdoret si strehë për audiencën. Në punimet e tij, Xhaferi eksploron teknologjinë si një hapësirë tjetër, duke e parë si një mundësi për të ndërprerë kuptimin tonë të formës fizike, ose për ta tejkaluar atë. Përdorimi i mediave digjitale në punimet e Xhaferit i përngjan një proteste ironike, si mënyrë për të ndarë dëshirën e tij për të qenë pjesë e një skene artistike më globale. Kjo sjell vëmendjen tek eksperienca e të qenurit një qytetar në një shtet që ende po zhvillohet.
Kohëve të fundit fokusi i tij artistik shprehet në çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit, ekologjinë e natyrën. Xhaferi, me praktikën e tij eksperimentale dhe të ndërlidhur ngushtë me natyrën, do të zbërthen kufijtë mes materialeve miqësore me ambientin dhe atyre toksike. Kështu, ne ftohemi të zhytemi së bashku në një kopsht-laborator, ku lulëzojnë të përbashkëtat dhe ndarësitë e organikes dhe artificiales, të ndërtuara nga interferimi i teknologjive e reja të skanimit.
Open studio, E hënë – E premte:
E hënë – 11:30 – 14:30
E martë – 11:00 – 14:00
E mërkurë – 11:00 – 15:00
E enjte – 17:00 – 19:00
E premte – 17:00 – 19:00
—
Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. Po ashtu nga Zyra e Presidentes së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.