Ngrohja globale, ftohja lokale. Ftohja globale, ngrohja lokale

Duke u hapur ndaj historive të ndërlidhura me sistemin shkatërrues mjedisor, ne kuptojmë që etika e njeriut të sotëm është e rënduar nga qëndrimi dominues karshi natyrës dhe botës natyrore. Shkatërrimi i mjedisit disi po e legjitimon këtë dominimin kolonial (ç)njerëzor dhe ne tashmë po përballemi me format e shumta të zhdukjes dhe shuarjes.A mendon dikush për tranzicionin ekologjik në vendin tonë? A ka modalitete të dizajnuara që mund t’i përgjigjen fatkeqësive natyrore, kolapseve ekonomike dhe krizave sociale? A mund të krijojmë komunitete që modelojnë politika të orientuara në mirëqenie, vendimmarrje dhe kreativitet?
Marrë parasysh situatën dhe urgjencën në nivel lokal/vendi, çfarë veprime duhet të ndërmarrim në të tashmen për të adresuar çështjet urgjente mjedisore?Këto dhe çështje të tjera do të trajtohen përgjatë panelit, duke i shërbyer diskursit më të përgjithshëm të praktikave të angazhimit në çështjet e ndërlidhura me gjendjen aktuale të fatkeqësive natyrore, kolapseve ekonomike dhe krizave sociale.


Panelist/e:
Ismail Hetemaj, Zëvendsues i Drejtorit të Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ujërave,
Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës
Blerinda Veliu, themeluese dhe udhëheqëse e Botanic-llc

Moderatore: Ajete Kërqeli, menaxhere për zhvillim në Shtatëmbëdhjetë

Shënim: Ky panel diskutimi është pjesë e programit Edukimi+ në kuadër të ekspozitës In the making.

Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
Po ashtu nga Zyra e Presidentes së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës