Everything We Do Is Really, Really Brilliant



Video instalacion me një kanal

Kohëzgjatja: 15min 53sec

Driton Selmani, në kuadër të programit të ekspozitës In the making, do të shfaqë një performancë video unike në bashkëpunim me Tristan Halilaj, i cili do të performoj një pjesë specifike për lokacionin luajtur në trumpetë. Vepra bazohet tek pozicioni dhe barra njerëzore tek e ardhmja e panjohur, si dhe në parashikimet tona befasuese për efektin e algoritmeve që prodhojmë, duke injoruar kështu efektin e tyre në mjedisin jetësor përreth.
Everything We Do Is Really, Really, Brilliant, (2022) shfaqet si një paralajmërim për transformimin e qenies njerëzore. Frika jonë nga natyra është kthyer në një kapacitet të paparë për ta kontrolluar atë, pra vet natyrën. E gjithë kjo duket se po çon në një bumerang kundër qenies më komplekse, por më pak të përgjegjshme në planet – ne. Video Instalacioni dokumenton rrjedhën e lumit Lepenc (lumi me rrjedhën më të shpejtë në Kosovë) afër maleve të Sharrit, krejt rastësisht qartësia bëhet e pa qartë, duke e vënë në pikëpyetje të ardhmen dhe duke bashkuar fantazitë dhe ankthet tona në një përgjigje të vetme: se duke qenë në kufirin midis njeriut dhe hyjnores, ne, raca njerëzore, mbajmë përgjegjësinë e ditëve që do të vijnë! Dhe se vallëzimi edhe më i thjeshtë i mbetjeve tona në lum, duket si rituali i fundit tonë. Pas performancës, Dritoni do të ndajë më shumë detaje rreth punës së tij.

Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. Po ashtu nga Zyra e Presidentes së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.