Klasat e Majit

Ky program edukativ e konfirmon rolin e skenës së pavarur, për të punuar dhe shtuar oazat e edukimit jo-formal në vend, që vijnë si rezultat i nevojës për ndritje dhe zhvillim. Programi do të organizoj klasë të ndryshme, me ligjërata, trajnime dhe tutorime nga ligjërues/e, teoristë/e, artistë/e dhe akterë tjerë të industrive kreative, të cilët do të angazhohen që pjesëmarrësve/eve t’i ndihmojnë të zgjerojnë potencialet e tyre kreative duke u ndjerë më të sigurt dhe të përkrahur/a në rrugëtimet e tyre profesionale.


Klasat
Klasat e Majit do të jenë tematike dhe të udhëhequra nga artistë/e, teoristë/e, kuratorë/e, shkrimtarë/e, aktivistë/e etj vendor dhe ndërkombëtarë, të cilët/at do të zhvillojnë një kurrikulë interdiciplinare, duke iu përgjigjur nevojave të kontekstit lokal, krahas zhvillimeve dhe sfidave bashkëkohore. Ata/ato do të ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre, duke ofruar mundësi të reja bashkëpunimi përmes modeleve dhe praktikave bashkëkohore të zbatuara në edukim.

Klasat +

Punëtoritë dhe ligjëratat publike / programi paralel/publik

Informata rreth programit për vitin 2023

Datat: 16-19 Maj
Klasa 1: Praktikat e arkivimit: Koleksionet arkivore të artit
Ligjëruese: Iga Maria Szczepańska

Klasa 2: Arti, teknologjia, e ardhmja
Ligjëruese: Fernanda Parente

Klasa 3: Të menduarit rreth qendrave tregtare – Krijimi i institucioneve të dëshirës dhe përkatësisë
Ligjëruese: Catherine Nichols

Klasa 4: Queering ecology
Ligjëruese: Margret Grebowicz

Për të qenë pjesë e një prej klasave të lutem regjistorhu në link, jo më larg se data 1 maj.

https://forms.gle/YrTqjtQk6BFQ6rHR8

Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. Po ashtu përkrahet nga Galeria Kombëtare e Kosovës.