Bisedë me artistët dhe tour në ekspozitë

Dion Zeqiri and Nina Kuttler

09.10.2024/ 18:00h

Galeria 17

Bashkohuni me ne një ditë pas hapjes së ekspozitës “In the Making III”, me datën 9 tetor, për një bisedë artistike dhe tur të udhëhequr nga Dion Zeqiri dhe Nina Kuttler, veprat e të cilëve eksplorojnë ndërthurjen e thellë midis njeriut dhe natyrës në botën tonë kapitaliste. Zeqiri do të tregojë mbi eksplorimin e tij të mikroorganizmave dhe sigurisë ushqimore, duke prezantuar një vepër e cila u realizua pas një hulumtimi dhe bashkëpunimi me Institutin Mikrobiologjik të Kosovës, ndërsa Kuttler do të diskutojë punën e saj mbi cilësinë e ajrit dhe komercializimin e burimeve natyrore në një të ardhme distopike. Turi do të ofrojë një kuptim më të thellë të proceseve artistike të tyre dhe të pyetjeve kritike ekologjike që ata shtrojnë.

Ekspozita “In the Making III” është pjesë e projektit “Art Space Unlimited” i cili bashkë-përkrahet nga Bashkimi Evropian. Ky aktivitet mbështetet Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Goethe Institute, SMART Balkans.