“Man of the Castle”
20x60cm / LED/ plexiglass
04.12.2024 / 18:00 – 21:00h/ Galeria 17
Dritat LED me fjalë të urta mizogjene shqiptare dhe seria X-Five tinder-screenshots janë pjesë e “Burrë i kështjellës”, një projekt konceptual multimedial i realizuar në 3 vite. Për Kambon, patriarkalizmi, sistemi që nënshtron gratë, është i njëjti sistem që i shtyp burrat, i detyron ata të performojnë dhe i hesht mocionalisht. Ndonjëherë ajo i referohet këtij projekti si “feminizëm në mbrojtje të burrave”. Vetë projekti është i ndarë në tre kapituj. Secili përmban printime fotografike, në madhësi të ndryshme, instalime LED dhe një skulpturë. Gjatë Javës së Pop Artit do të ekspozohen instalacionet që janë pjesë e kapitullit “Lindja” dhe “Dashuria”.
Blerta Kambo (l. 1985) është artiste vizuale, aktiviste, fotografe dhe regjisore shqiptare. Projektet dhe kërkimet e saj personale janë të varura rreth temave të arkivit, antropocenit dhe ekologjive post-AI, trillimeve/të vërtetave të shumëfishta, ekofeminizmit, maskuliniteteve, kufijve dhe migrimit dhe arkitekturës të ngulitur në hapësirë, duke shprehur narrativën themelore në kontekstet e tyre sociale. Ajo punon me fotografi, instalacion, skulpturë dhe film.
—
Pop-up Art Week 2024 mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, SMART Balkans.