Blerta Hashani

Blerta Hashani (lindur në 1997) është artiste nga Mirashi, Kosovë. E diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë në vitin 2019. Ajo praktikon pikturën, vizatimin dhe fotografinë për të eksploruar konceptet e mistikës dhe simbolizmit. Me ndjeshmërinë e dritës, ngjyrës, materialit, harmoninë dhe thjeshtësinë kompozicionale në hapësirë, reflekton rutinën dhe mjedisin natyror rreth saj duke transmetuar impulset e brendshme në një formë estetike dhe minimale. Hashani ka marrë pjesë në ekspozita individuale dhe grupore, si dhe në disa programe rezidenciale në Kosovë dhe Evropë. Disa nga ekspozitat e saj më të fundit përfshijnë: MEMORIZONIM (LambdaLambdaLambda, Prishtinë), Rezidencë Artistike (Milvus Artistic Research Center, Knislinge, Suedi), Known/Unknown Worlds (Kulturpunkt PROGR, Bern), A Story upon the Green (Mill of Nazif, Mirash), how would you know? (Paper Gallery, Prishtina), feel more (LA MAISON DE RENDEZ-VOUS, Brussels), Ambient (LambdaLambdaLambda, Prishtina), Tools for Conviviality (Am Schwarzenbergplatz, Vienna), Au hasard Balthazar (Friche la Belle de Mai, Marseille), It’s Not the Heat, It’s the Dust (GROVE, London), dhe New Grand (Manifesta 14, Prishtina), etj.

Blerta jeton dhe vepron në Mirash dhe përfaqësohet nga Galeria LambdaLambdaLambda.