Artists of the Day After Tomorrow – Recording Transition (2002–2024)
20/06/2025 – 18:00
Ju ftojmë të na bashkoheni në toruin e parahpajes me kuratorët Miran Mohar dhe Fitore Isufi Shukriu për të kuptuar se si Çmimi Artistët e Nesërmes ka ndihmuar në formësimin e skenës bashkëkohore të artit në Kosovë gjatë dy dekadave — duke lidhur artistët vendas me botën dhe duke rritur interesin për artin në gjithë vendin. Fokusi i kësaj ekspozite është në atë, se si mund të ndërtohet dhe zhvillohet sistemi i artit. Pas çdo ndryshimi ose revolucioni pozitiv shoqëror, dita më e rëndësishme është ajo që vjen më pas, kur puna e përditshme e zakonshme duhet të kryhet larg vëzhgimit të publikut dhe medias.
—
Kjo ekspozitë mbështetet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, SMART Balkans.