Fitore Isufi Shukriu – Koja

Bashkëkuratore e ekspozitës

Artists of dhe Day After Tomorrow – Recording Transition(2002-2024)

Fitore Isufi Shukriu I KOJA (1982) është artiste multidisiplinare dhe ligjëruese. Kërkimet dhe veprat e saj eksplorojnë marrëdhënien midis angazhimit të artistëve dhe strukturave të pushtetit në klimat e tranzicionit. Puna dhe kërkimet e saj janë të prezantuara dhe ekspozuara në projekte dhe ekspozita lokale  dhe ndërkombëtare. Ajo ka kontribuar gjithashtu në institucionet vendore të arsimit të lartë përmes ligjërimit dhe vizionit të saj në përmirësimin e programeve të artit dhe dizajnit. Krahas kësaj, ajo është e angazhuar në iniciativa kulturore që mbështesin mirëqenien e artistëve, rritjen e infrastrukturës së artit bashkëkohor dhe ndihmojnë në zhvillimin e një sistemi arti më të hapur dhe më gjithëpërfshirës. Aktualisht, ajo është drejtore artistike e Shtatëmbëdhjetë (17).

Kjo ekspozitë mbështetet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Galeria Kombëtare e Kosovës dhe SMART Balkans.