Luiza Thaqi

Luiza Thaqi është artiste e re vizuale që jeton dhe punon në Kosovë. Praktika e saj përfshin pikturën, instalacionin dhe skulpturën, përmes të cilave ajo eksploron tema që lidhen me shoqërinë, strukturat e saj, gjininë, urbanizimin dhe mjedisin e ndërtuar. Puna e saj fokusohet në ndërveprimin ndërmjet këtyre fenomeneve dhe çështjeve mjedisore, duke avokuar për një qasje bashkëpunuese dhe johierarkike në krijimtari. Luiza ka marrë pjesë në projekte dhe ekspozita të ndryshme, duke përfshirë edhe të qënit finaliste për çmimin Artistja e së Nesërmës 2024 nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë. Ekspozita “Thuaj të më kujtosh që të mos harrojmë”, pjesë e projektit “Nënat e luftës”, 2023, punë në bashkëpunim me Renea Begollin; shfaqje solo “Interwoven – Between Roots and Skylines” (Të ndërthurur – ndërmjet rrënjëve dhe horizontit), kuruar nga Laureta Hajrullahu dhe Shkamb Jaka në Europe House Kosovë, 2023; ndër të tjera.

Luiza Thaqi është artiste pjesmëmarrëse në ekspozitën In the Making IV.

Kjo ekspozitë mbështetet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe SportitSMART Balkans, Ambasa e Austrisë Prishtinë