22-27.09.2025
Luiza Thaqi
Lena Violetta Leitner
Në kuadër të ekspozitës “In the Making IV”, artistet Luiza Thaqi dhe Lena Violetta Leitner vazhdojnë procesin e ditëve të Open Studio në Galeria 17.
Gjatë këtij formati, publiku ka mundësinë të ndjekë nga afër mënyrën se si dy artistet zhvillojnë praktikat e tyre krijuese, duke e zhvendosur procesin artistik ne hapësirën e galerisë
Ky proces shërben jo vetëm si një dritare në procesin e tyre krijues, por edhe si një ftesë për publikun për të qenë pjesë aktive e një eksperience që po “ndërtohet” – në përputhje me frymën e vetë ekspozitës “In the Making”.
—
Kjo ekspozitë mbështetet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, SMART Balkans dhe Ambasada e Austrisë në Prishtinë.