Krahas programit vjetor me katër ekspozita, Galeria 17 hap dyert dhe fton artistë/e, kolektive dhe formacione të ndryshme kreative të bëhen pjesë e Pop-up Art Week. Prej datës 8 deri me 13 dhjetor 2025 do të zënë vend deri në 5 ngjarje një ditore, në formatin e pop up ekspozitave.
Pop-up Art Week, do të shndërroj Galerinë 17 në një hapësirë të zëshme ndaj punës dhe krijimtarisë së krijuesëve/eve të pavarur vendor. Në veçanti do t’i shërbejë rrjetëzimit dhe dialogut ndërmjet perspektivave dhe programeve në mes të Galerisë 17 dhe individëve/grupeve të ndryshme e të pavarura të komunitetit kulturor. Kjo nismë ka për qëllim të vë në veprim praktikat e tilla artistike, të cilat hapin rrugë për bashkëpunime dhe rrugëtime të ndryshme profesionale.
Hapësirat që ofrohen për Pop-up Art Week
● Galeria 17
Shtatëmbëdhjetë ofron hapësirën dhe mbështet aranzhimin e ekspozitës, si dhe hapjen të shoqëruar me koktej. Po ashtu përkujdeset në promovimin e artistëve/eve pjesëmarrës/e dhe punës së tyre, përmes faqes së internetit dhe platformave të mediave sociale.
*Prodhimi i veprave të ekspozitës mbulohet nga vet artistë/et pjesëmarrës/se, po ashtu edhe transporti.
Ftohen artistët/et, kolektivet dhe formacionet e ndryshme kreative, të ndjehen të lirë të aplikojnë me mediume të ndryshme artistike, përfshirë: pikturë, skulpturë, fotografi, instalim, video, art dixhital, performancë, etj.
Aplikimi duhet të përmbajë:
● Titullin e ekspozitës
● Autorin/en ose autorët/et + Bio 200 fjalë max
● Përshkrimin e ekspozitës deri në 500 fjalë
● Skicën e ekspozitës
● Pajisjet e nevojshme
● Aktivitetet
● Plani i instalimit dhe deinstalimit të ekspozitës
● Hapësira në shfrytëzim: Galeria 17
Shënim
E drejta e autorit/es mbi veprën dhe përmbajtjen e ekspozitës i mbeten artistit/es. Çdo imazh ose video e përdorur nga Galeria 17 do të mbajë linjën e kreditit të artistit/es.
Kohëzgjatja e aplikimit
Afati i fundit për aplikim është 15 shtator 2025. Njoftimi për projektet e përzgjedhura do të bëhet me datën 1 tetor 2025.
Dërgo aplikimin përmes emailit në galeria@foundation17.org me subjektin: Pop-up Art Week.
Juria e përzgjedhur këtë vit do të përkujdeset për përzgjedhjen e ekspozitava që do të zënë vend përgjatë Pop-up Art Week.
Juria: Fitore Isufi Shukriu – Koja, Miran Mohar, Alban Muja
—-
Programi i Galeria 17 mbështeten nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, KCSKlasat e Majit 2025 mbështetet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, SMART Balkans.