Artist Talk: Dardan Zhegrova

14.11.2023
18:00h
Project Space 17

Me datën 17 tetor u hap ekspozita “In the making II” e artistit Dardan Zhegrova. Njëra nga industritë, të cilës i referohet këtë herë Queer Ecology – In the Making II, është ajo e tekstilit – si njëra nga industritë më ndotëse të planetit. Galeria 17 e shndërruar në një ambient të gëzueshëm pune, ka mirëpritur fëmijë të grupmoshave 6-13, që bashkë me artistin Dardan Zhegrova, të kontribuojmë sado pak në këtë çështje të ndjeshme mjedisore dhe sociale, përmes një procesi të hapur punues, edukues dhe vetëdijësues. Fëmijëve u është kërkuar të sjellin rroba të tyre për të krijuar kukullat, e në këtë formë e gjithë qasja ka qenë e bazuar në aspekt personal. Kjo duke u ndërlidhur edhe me gjenezën e punëtorisë, që vjen nga kujtimet e fëmijërisë së Dardanit kur ai krijoi kukullën e tij të parë me një copë druri, një çorape të mbushur me lesh dhe mbetje të tekstilit nga qepjet e nënës së tij që ajo përdorte për të mbajtur familjen pas largimit nga puna në vitet 90’.


Për këtë proces të punës me fëmijë, temën që ka trajtuar por edhe projekte të tjera krijuese të Dardanit do të prezantohen, për të kuptuar më thellësisht rreth koncepteve dhe pikëpamjeve të tija si artist.