04.04.2024
18:00
Martina Menegon (ajo – Itali, 1988) është një artiste, kuratore dhe edukatore që jeton dhe punon midis Vjenës dhe hapësirës kibernetike. Në praktikën e saj artistike, Martina krijon kombinime intime dhe komplekse të elementeve fizike dhe virtuale që eksplorojnë veten bashkëkohore dhe realitetin trupor hibrid. Duke përdorur (dhe duke keqpërdorur) korniza lojërash, algoritme dhe virtualën, ajo eksperimenton me forma të reja të auto-portreteve performative dhe me defekte, duke eksploruar identitete të reja fluide të simuluara dhe duke krijuar përvoja të çuditshme, ndërvepruese dhe çorientuese që bëhen të perceptueshme pavarësisht natyrës së tyre virtuale.
Për të kuptuar më shumë rreth praktikës së Martinës dhe ekspozitës “you know me so well”, ju ftojmë të enjten prej orës 18:00 në Project Space 17 dhe një guided tour në Galeria 17.
—
Kjo ekspozitë vjen si bashkëpunim mes: Shtatëmbëdhjetë and Ars Electronica.
Mbështetet nga: Kryeqyteti Prishtina, SMART Balkans, Austrian Embassy Pristina, Ambasciata d’Italia a Pristina – Embassy of Italy in Pristina, Istituto Italiano di Cultura a Tirana and Sigma Vienna Insurance Group.