Duke dokumentuar të gjithë gjatësinë e lumit Drin, Projekti Drini synon të rrisë vetëdijen për ndotjen e ujit në Kosovë. Gjatë gjithë vitit 2022, fotografi dokumentar Ferdi Limani do të udhëtojë në këmbë dhe me kanoe për të fotografuar pjesët më të rëndësishme dhe më të ndotura të lumit të gjatë 122 kilometra i cili shtrihet në dy shtete.
Shënim: Ky prezantim është pjesë e programit Edukimi+ në kuadër të ekspozitës In the making.
—
Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
Po ashtu nga Zyra e Presidentes së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës