20.12.2023 / 18:00h
Seria fotografike ‘Between Pattern and Shadow’ është një udhëtim në rizbulimin e peisazhit urban të Tiranës. Të një qyteti të metamorfozave të papritura, nga lagjet tipike me shtëpi përdhese deri te kullat qiejgërvishtëse. Një përditshmëri të cilën syri i mësuar me këtë mizanskene herë groteske e herë pashpjegueshmërisht të bukur, është dëshmitar, por e sheh duke mos e parë.
Fragmentet e shkëputura formojnë simbole të koduara, si shkronjat e një alfabeti të një gjuhe të panjohur që fshihet rrugicave dytësore, aty ku zhvillohet jeta intime e banoreve. Larg propagandës, politikës e turistëve të vërshuar kohëve të fundit. Fotografitë që përbëjnë serinë ‘Between Pattern and Shadow’ shkojnë përtej sipërfaqes që i ofrohet të huajit. Ajo është një tregim i të vërtetave mbas kangjellave të shtëpive, rrjetave të telave elektrike dhe punëtorëve të pasiguruar të skelave ndërtuese.
Në labirintet e formuara prej këtyre modeleve dhe hijeve fantastike mund të deshifrohet historia e një qyteti që vazhdimisht kërkon ta harrojë dhe ta anashkalojë të kaluarën e vet. Nën moton e së resë dhe kapitalizmit që e sundon këtë peizazh urban, eseja fotografike nga artisti Olson Lamaj qëndron si një tregim dashurie kushtuar një Tirane të fragmentuar.