Veprat e Dardan Zhegrovës janë të orientuara drejt objektit dhe performancës. Veprat e tij zakonisht bazohen në poezi që gjithmonë qëndrojnë në fillim të konceptit së një vepre të re. Tekstet trajtojnë ngjarje që janë pjesërisht fiktive dhe përjetime të vërteta, të cilat kryesisht përshkruhen nga perspektiva në vetën e parë. Shpesh i drejtohet një homologu (imagjinar) i cili kërkohet nga vet artisti. Nuk ka përemra si Ai apo Ajo – tregimi shpaloset ne mes të Unë dhe Ju. Këtu, kufiri midis subjektit të artistit dhe personit që i drejtohet është i mjegullt. Kjo shpërbërje e kufijve të formës klasike narrative mund të shihet edhe në lidhje me strukturën e kohës në poezi, shpeshherë duke e mjegulluar të ardhmen, të tashmen dhe të kaluarën. Kjo formë e thyerjes së kufijve të ndryshëm në punën e Zhegrovës po ashtu pasqyron identitetin queer, me lëkundjet mes atributeve femërore dhe mashkullore dhe vetëdijshëm refuzon dhe tejkalon një të kuptuar normativ të gjinisë.