Dren & Ermir Suldashi

Artistë pjesëmarrës në ekspozitën PËRPARA

Dren Suldashi (1993), është pasionant i flaktë i muzikës dhe teknokogjisë. Me muzikë merret prej moshës 8 vjeçare ku ka ndjekur kurse të ndryshme të kitarës dhe përfundoi shkollën fillore të muzikës në Prishtinë. Në vitet në vijim Dreni përfundoi fakultetin e audio engineering edhe produksionit muzikor në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku interesi dhe kurioziteti per këto lëmi zhvillohet më shumë. Dreni ka qenë pjesëtar i disa bendeve lokale të Prishtinës ku perfshihen zhanre të ndryshme të muzikës si rock, heavy metal, rap, etno, electronic dhe shumë të tjera. Dreni momentalisht punon si poducent dhe ligjërues i disa lëndëve të audio produksionit në UBT (Universiteti i Biznesit dhe Teknologjise). Ai po ashtu merret me vepra artistike dhe instalime të sistemeve të ndryshme të audios nëpër ekspozita artistike.

Ermir Suldashi është programer dhe kreator digjital me bazë në Prishtinë. Interesat e tij përfshijnë krijimet afatgjate, “logjika e makinës”, dhe ndërlidhja çdoherë e më e fortë midis njeriut dhe proceseve teknologjike. Ai ka përvojë muzikore prej vegjëlisë dhe vazhdon ta integrojë teknologjinë zanore në përjetime të përditshme.Për Ermirin, muzika dhe arti janë arenë e madhe dramatike, dhe si psikoteknologji e fuqishme, arti poashtu është mjet për bindjen e mendjeve. Në këtë kontekst veprimtaria e Ermirit fton publikun të reflektojë për materialin dhe prodhimtarinë digjitale që absorbohet vazhdimisht, dhe si mund të krijohen praktika për hjigjienë mentale.

——-

Kjo ekspozitë mbështetet nga Heinrich-Böll-Stiftung Belgrade, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.Ky aktivitet po ashtu përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.Në bashkëpunim me forumZFD – Kosovo Program në kontekst të projektit Landscapes of Repair kjo ekspozitë mbështetet nga German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ).