Driton Hajredini

Driton Hajredini (1970) është një artist kosovar i cili punon përmes pikturës, videove artistike, instalacioneve, fotografisë dhe filmit.
I lindur dhe i rritur në Prishtinë, Hajredini ka studiuar në akademi të arteve si në Kosovë dhe Gjermani e tanimë ai jeton mes këtyre dy shteteve. Puna e tij është shfaqur në vende të ndryshme të botës që prej ekspozitave vetjake tek festivalet e filmave. Në vitin 2003 mori pjesë në ekspozita si “In the Gorges of Balkans”, në Kassel të Germanisë, kuruar nga Rene Block dhe Instant Video Festival , Manosque –France. Në vitin 2004 veprat e tij u prezantuan në Total museum of Contemporary Art, Seoul-Korea, e-flux VIDEO RENTAL, NY – ShBA, “Somewhere in Prishtina”, Graz – Austria dhe “Love It or Leave It”, Cetinje Biennale V. në Mal të Zi. Në vitin 2005 u prezantua në Kunstfilmbiennale, Köln (Vörderpreis Wettbewerb), Beton Salon, Museums Quartier – Vienna, European Media Art Festival, Osnabrück – Germany dhe e-flux VIDEO RENTAL, Berlin- Amsterdam-Miami. Në vitin 2006, BA CA Kunstforum -Tresor,Vienna – Austria, MANIFESTA 6 Nicosia – Qipro. Një vit më pas në Talent Campus – Sarajevo Film Festival, Sarajevë, Cite Internationale Des Arts, Paris, De APPEL, Amsterdam. Në vitin 2009 u prezantua me Who Killed the Painting? (Collection Block) Weserburg Museum në Bremen, Prague Biennale 4, George Maciunas Preis Wiesbaden, Germany dhe me Who killed the Painting? në Nurnberg, Germany. Vitin e kaluar ishte pjesë e Bienales Nomade Manifetsa 14 në Prishtinë, ndërsa në vitin 2023 mori çmimin e parë në ekspozitën Mulsim Mulliqi që organizohet nga Galeria Kombëtare e Kosovës.