DYVÓ

Kolektiv pjesëmarrës në ekspozitën In the making


Të ulur rreth një pasoje

Në ato të përbashkëta që na përkasin, edhe pse në mënyrë disproporcionale, jemi të detyruar të ndajmë pasojat.
“Kush apo çka është përgjegjës?”Është një py’tje që ngrihet vazhdimisht, ndërsa bota përballet me realitetin e ndryshimeve klimatike dhe zhdukjen e gjashtë masive.
Takimet “Të ulur rreth një pasoje” synojnë të përshkruajnë dhe reflektojnë mbi kontradiktat, të cilat lindin pa mëdyshje nga një zhvendosje e përgjegjësisë në shkallën e peshores midis Njëshit dhe Shumësit. Individuales dhe Kolektives. Personales dhe të Përbashkëtës. Si ndërlidhen “Unë” dhe “Ne”?
Për 21 ditë, do të eksplorojmë format e mbetjeve plastike, duke reflektuar mbi pyetjet dhe marrëdhëniet përmes 21 takimeve të hapura. Bashkohuni me ne në këtë eksperiment për të ndërtuar së bashku një kuptim të së vërtetës.


(çmimi i hyrjes në diskutim: një shishe plastike të përdorur)

JAVA I
Data: 10.11.2022
Titulli: Ujin që e pive, shishen ku e le?
Ora: 17:30 – 19:30

JAVA II
Data: 15.11.2022
Titulli: M’fal, a ta kanë shti ndërgjegjen n’kese?
Ora: 17:30 – 19:00

Data: 17.11.2022
Titulli: Ato nuk hahen, janë vetëm për dekorim.
Ora: 17:30 – 19:00

JAVA III
Data: 22.11.2022
Titulli: Plastika s’tretet kur don toka, plastika tretet kur don vet.
Ora: 17:30 – 19:00

Data: 24.11.2022
Titulli: A ka markete pa plastikë? A ka plastikë përtej marketit?
Ora: 17:30 – 19:00

JAVA IV
Data: 29.11.2022
Titulli: “Na ishte njëherë”… si do të flasim për biodiversitetin në të ardhmen?
Ora: 17:30 – 19:00

Dyvolab është një kolektiv me misionin e nxitjes së inovacionit të orientuar nga dizajni përmes ndarjes së hapësirës, kuptimeve dhe aftësive me komunitetin lokal, për të zhvilluar inovacione, ndërhyrje dhe produkte që synojnë reduktimin kreativ të mbeturinave plastike. Për të ardhmen ku plastika nuk shpërdorohet.

Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. Po ashtu nga Zyra e Presidentes së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.