Eksplorimet kryqëzuese transhumaniste përmes artit, kulturës, teknologjisë

Duke jetuar në kontekstin e një shoqërie dixhitale dhe hiper-teknologjike, ne jemi dëshmitarë/e të ndryshimeve thelbësore në mardhëniet tona me botën – duke zgjeruar vazhdimisht ndërveprimet tona dhe duke gjeneruar kështu një perceptim të ndryshëm të realitetit. Në Galerinë 17, S()fia Braga n’a fton të marrim pjesë në ekspozitën Forehad Vulva Channeling Research, duke përfaqësuar këndvështrime të ndryshme mbi përmirësimin e shqisave njerëzore dhe perceptimin e shoshitur të realitetit nëpërmjet teknologjisë.
Në panel ne do të eksplorojmë potencialet e teknologjive për të zhvendosur dhe gjeneruar një perceptim të ndryshëm të realitetit duke vënë në pikëpyetje mundësitë e përvojës shqisore në lidhje me veten dhe angazhimit me njëri/a- tjetrin/ën: Si i përjetojmë potencialet tona të fshehura fizike dhe mendore nëpërmjet përdorimit të teknologjive të specializuara? Kush jemi ne pa mjetet teknologjike dhe a e përmirësojnë ato ekzistencën njerëzore? A mund ta imagjinojmë të ardhmen duke përdorur teknologjinë dixhitale e duke përfshirë mundësitë dhe sfidat që ato paraqesin? A do ti qasemi kësaj të ardhme më mirë nëpërmjet eksplorimit transumanist?


Paneli:
Donjeta Sahatçiu, Nënkryetare e Komunës së Prishtinës
Mirishahe Syla, Studiuese e çështjeve gjinore dhe aktiviste
Laureta Hajrullahu, artiste
Moderimi: Ajete Kërqeli, Shtatëmbëdhjetë