Të dielen e fundit të muajit qeshor, Shtatëmbëdhjetë organizoi një ditë kreative për fëmijët, prindërit dhe gjyshërit. Një vizitë në Galeria 17 dhe ekspozitën Babylonian Vision nga artistja Nora Al-Badri, u ofrua mundësi që me të vegjlit tuaj të kuptojnë më shumë rreth artefakteve, artit, teknologjisë, përmes lojërave të organizuara. Njëherësh kjo ishte e diela e fundit për ekspozitën Babylonian Vision e cila u mbyllë me datën 22 qershor.
Fëmijët u priten me Ngjyrosje, përjetim i ekspozitës përmes syzave VR. Po ashtu u shërbyen ushqim dhe pije në Project Space 17 në një të diel plot jetë.
Kureshtje, shoqërim, lojë, art, kreativitet dhe shumë dashuri për të gjithë vizitorët..