Artist: S()fia Braga
04/04/2023 – 22/06/2023
Forehead Vulva Channeling Research është hulumtim spekulativ transhumanist me fokus në zhvillimin e studimeve të avancuara mbi potencialin e trupit të njeriut për të arritur mirëqenie emocionale gjatë gjithë jetës përmes rikalibrimit të qendrave të kënaqësisë duke kanalizuar organet e fshehura duke përdorur teknologji të veçanta. Qëllimi i Forehead Vulva është që të sjell trupin në një gjendje të lirë, dhe në këtë mënyrë ta transformojë atë, duke rizbuluar potenciale të reja për të cilat njerëzit ende nuk janë të vetëdijshëm.
E nisur si seri e Forehead Vulva Channelers – teknologji specifike e specializuar në Realitet të Shtuar – Forehead Vulva Channeling Research gjeti mbështetje dhe sukses të shpejtë brenda platformave të centralizuara të mediave sociale, duke krijuar rrjedhimisht një performancë spontane në mbarë botën në internet. Projekti eksploron potencialet e teknologjive për të shndërruar dhe ndryshuar perceptimet mbi trupin përmes shtesave digjitale duke krijuar identitete të reja hibride që vazhdimisht ndryshojnë, prandaj sfidon dhe ngacmon idetë e standardizuara mbi trupin dhe mënyrat e performimit.
Kjo ekspozitë realizohet në bashkëpunim mes Shtatëmbëdhjetë dhe festivalin Ars Electronica në kuadër të një prej katër temave të Galeria 17, Techne.
Rreth Ars Electronica:
Ars Electronica është një platformë që punon në kryqëzimin e artit, teknologjisë dhe shoqërisë përmes organizimit të ekspozitave, programeve arsimore dhe projekteve kërkimore të fokusuara në të ardhmen e shoqërive tona. I themeluar në Linz si një festival në 1979, ai është zgjeruar që atëherë duke përfshirë një laborator, një çmim dhe një muze kushtuar studimit dhe promovimit të arteve mediatike si dhe kulturës dixhitale.
—
Ky aktivitet po ashtu përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. Po ashtu mbështetet nga Ambasada Italiane, Ambasada Austriake dhe Raiffeisen Bank.