Në vitin 1980, Nevzat Karabeg, i cili dha kontribut të madh për botën e Motorsportit, hapi punëtorinë në rrugën Henrik Bariç në Prishtinë. I lindur në vitin 1950 në Prishtinë, qysh në moshën 12-vjeçare nisi punën pranë një makine. Karrierën e tij si automekanik e vazhdoi në kompani të njohura në kohën e ish-Jugosllavisë si Automotor e Kompas Hertz Rent a Car, duke marrë pjesë në gara të shumta në fushën e Motorsportit. Ai ishte pjesë e ekipit në Kampionate Evropiane dhe Botërore, ku disa prej garave ishin ato të Hertz Rally në Slloveni, Rally Monte Carlo, Catalunya etj. Ka udhëtuar e ka marrë pjesë në gara në Portugali, Spanjë, Danimarkë, Finlandë, Çeki, Poloni, Turqi, Maroko, e të tjera. Në Prishtinë ishte dhe vazhdon të jetë i njohur si një prej mekanikëve më të famshëm te veturave, jo vetëm atyre të garave të shpejta, por edhe veturave në përgjithësi. Në punëtorinë e tij në Prishtinë ai vazhdoi të jap kontribut deri në vitin 2018. Sot, ende vazhdon të japi kontributin e tij në këtë fushë, në çdo garë të organizuar nga FASK Kosova.
Dyert e vjetra, pllakat dhe detaje të tjera që datojnë 50-vjet më parë ruhen edhe sot si një relikt i të kaluarës, tash në hapësirën e shndërruar në galeri arti. Shtatëmbëdhjetë me 16 nëntor të vitit 2021 hapi Galeria 17, si një hapësirë për edukim, aktivizëm dhe eksperimentime artistike. Një galeri për lagjen, qytetin dhe gjithë komunitetin artistik.