Galeria 17 gjendet në lagjen më të vjetër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës – Henrik Bariç. Më saktësisht në mesin e pikave kryesore historike e kulturore të kryeqytetit, si Muzeu i Kosovës dhe Muzeu Etnologjik, Hamami i Prishtinës, Xhamia e Madhe, Sahat Kulla etj. të cilat paraqesin trashëgimi me vlerë të veçantë historike për qytetin dhe qytetarët/et e saj. Prishtina, krahas monumenteve karakterizohet me një gjallëri të jashëzakonshme rinore, të cilët/at e mbushin qytetin me një frymë të ngrohtë dhe mikëpritëse. Talentet e ndryshme, pasioni dhe dëshira për ndryshime pozitive, e shndërrojnë qytetin në një burim të pashtershëm të ndodhive kreative artistike dhe kulturore. Galeria 17 vetëm i reflekton dhe i konfirmon këto veçanti të qytetit të saj.



