I kemi edhe 12 orë të tjera – Performancat

06/07/2024

17:00

Pallati i Rinisë, pjesa e dyqaneve

HAVEIT

(themeluar në 2011 në Prishtinë, bazuar në Prishtinë)

Misioni: Ri-sjellje, 2024

Në vitin 2004, pjesëtaret e Charlie’s Angels, kolektiv pinoer i artit bashkëkohorë në Kosovë, pedaluan drejt askund për 12 orë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit. Duke hipur mbi biçikleta garash stacionare, me akronimet e tri partive kryesore politike – LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës), PDK (Partia Demokratike e Kosovës) dhe AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës) – të fiksuara në shpinë, Engjëjt ngritën çështjet e stagnimit politik, mungesës së drejtimit dhe thjesht simulimit të progresit. Njëzet vjet më vonë, gara rikthehet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Në vend të interpretuesve origjinalë, Charlie’s Angels, Erodita Klaiqi Kasumi, Fitore Isufi Shukriu I KOJA dhe Sabina Tmava, këtë herë është HAVEIT që del në skenë. I përbërë nga Alketa Sylaj, Hana Qena, Vesa Qena, Lola Sylaj, kolektivi i njohur ndërkombëtarisht i artit bashkëkohor kthehet në I kemi 12 orë me qëndrimet e tyre se si po udhëtojnë partitë kryesore politike të Kosovës. Nëpërmjet riinterpretimit të performancës origjinale, ato riformulojnë kritikën e tyre sociopolitike në sfondin e botës së sotme. Çfarë ndryshon? Çfarë mbetet e njëjtë? Kush po fiton, kush po e humbet garën tani?

Kortuazi e artisteve 

Berat Hasani

(I lindur më 1982 në Mitrovica, jeton në Prishtinë dhe Berlin)

Me studentet e artit Rinesa Hoxha Jeta Raka

A kemi ik boll? (Have we done enough running away?), 2024

Kontributi i Berat Hasanit në I kemi 12 orë ishte një pankartë që pyeste njerëzit nëse kishin fjetur mjaftueshëm. E montuar në mur në kryqëzimin e tre korridoreve që përfaqësojnë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, tabela e shkruar me dorë trajtonte ndjenjën mbizotëruese të inercisë dhe amullisë që kishte pushtuar jetën politike dhe shoqërore në atë kohë. Shenja shoqërohej me një pyetësor i cili kërkonte nga pjesëmarrësit të plotësonin emrin, mbiemrin, gjininë dhe t’i përgjigjeshin pyetjes në baner. Për rishfaqjen aktuale të veprës së tij, Hasani vendosi të bashkëpunojë me studentet e artit Rinesa Hoxha dhe Jeta Raka për të gjetur pyetjen më të rëndësishme për kohën tonë. Pasi dolën me opsione të shumta, grupi vendosi për pyetjen “A kemi ik boll?”. Ashtu si në vitin 2004, vizitorët në Pallatin e Rinisë do të ftohen të plotësojnë një pyetësor në përgjigje të kësaj pyetjeje të re, po aq provokuese. Rezultatet do të publikohen në kuadër të ekspozitës në Galeria 17: I kemi edhe 12 orë të tjera.

Kortuazi e artistit dhe bashkëpunëtoreve të tij

Shqipe Ajeti 

(e lindur më 1981 në Prishtinë, jeton në Helsinki)

Me studentë të artit Jetëgzim Kastrati, Hana Kasemi, Hera Thaçi, Lira Bytyçi, Erjon Osmanaj, Donjeta Haziri, Albionë Sahiti

E kaluara, E tashmja dhe E ardhmja: Ri-sjellje, 2024

Shqipe Ajeti bashkon forcat me një grup të studentëve të artit për rikrijuar e performancën e saj të vitit 2004. Tani, sikur atëherë, performanca ka në qendër shahun, një lojë strategjike. Në vitin 2004 artistja imagjinoi politikanët si lojtarë dhe njerëzit si piunët e tyre. Ajo realizoi tre versione të ndryshme të lojës: një të kaluar, një të tashme, një të ardhme. Në lojën e të kaluarës figurat e shahut u prezantuan nga kukullat, thjesht objekte të manipulimit. Loja e të tashmes përbëhej nga lëvizje strategjike të skicuara në tabelë. Loja e të ardhmes përfshinte fëmijë të karatesë si figura shahu, figura të afta për të mbrojtur veten dhe për të përcaktuar lëvizjet e tyre. Dy dekada më vonë Ajeti vë skenë një lojë shumë më ndryshe, këtë herë duke vënë përpara vetëm të shkuarën dhe të ardhmen. Në të kaluarën ajo fton bashkëpunëtorët e saj që të vendosin lodrat e tyre të fëmijërisë në tabelën e shahut si një nderim për fëmijët që humbën fëmijërinë si pasojë e luftës. Për të ardhmen, ajo i fton ata të lëvizin lirshëm në të gjithë tabelën, duke shprehur emocionet që ndjenjë si përgjigje ndaj narrativave të fëmijëve të prekur nga lufta, të cilët janë – ose do të ishin – në moshë të tyre tani.

Kortuazi e artistes dhe bashkëpunëtorëve të saj

Oda Haliti

(E lindur më 1985 në Prishtinë, jeton në Prishtinë)

Çfarë muzike ngon? Shqip a Anglisht?, 2024

E ftuar që të rikrijoj peizazhin emocional të vitit 2004 përmes muzikës, Oda Haliti dinte me siguri dy gjëra: e para, se do të ishte një set video dhe së dyti, se do të vihej në skenë në Elida. Nuk mund të mohohej që tingulli i pastër do të sillte kaq shumë kujtime të së shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes për mijëra njerëz që u mblodhën në Pallatin e Rinisë njëzet vjet më parë për të marrë pjesë në ngjarjen I kemi 12 orë. Megjithatë, videoklipet, me imazhet, kostumet dhe modat e tyre magjepsëse, me dramën, koreografinë dhe rrëfimin e tyre, do të sillnin shumë më tepër shtresa memorie dhe përvojë. E njëjta gjë mund të thuhet për Elidën, pastiçerinë dhe kafenenë legjendare të Prishtinës. Përveç mbylljes trevjeçare nga viti 1991 deri në vitin 1994 me urdhër nga Beogradi, ajo ka qenë në qendër të jetës shoqërore, kulturore dhe politike në Prishtinë që kur hapi dyert e saj në vitin 1978 – për njerëzit e të gjitha prejardhjeve. Me setin e saj katërorësh të videove, në ambient të hapur dhe gjithëpërfshirëse të Elidës, Oda Haliti do ta ndajë me të gjithë në Youtube dhe do të çoj audiencën e saj në një udhëtim mbrapa në kohë dhe kujtesë në një vend të papërpunuar e të çrregullt emocional gëzimi, dhimbje dhe malli.

Kortuazi e artistes