Ilir Bajri

Ilir Bajri

Ndërmjetësues kreativ i ekspozitës

Përpara Ilir Bajri është kompozitor dhe pianist, i lindur më 1969 në Pejë. Përfundoi studimet në Akademinë e Arteve në Universitetin e Prishtinës në Departamentin e Arteve Muzikore. I njohur për kompozimet e tij jazz, ai po ashtu ka punuar dhe eksperimentuar me zhanre të ndryshme si pop, klasikë dhe muzikë klasike bashkëkohore, po ashtu ka kompozuar muzikë për shumë shfaqje teatrale, filma të metrazhit të gjatë e dokumentarë. Krahas punës së tij si kompozitor, ai është po ashtu i njohur për punët vizuale dhe performancat të cilat na e prezantojnë punën e tij në domenet multimediale.
Bajri është po ashtu themelues e organizator i Prishtina Jazz Festivalit (2004-2014) dhe ansambleve eksperimentale si quasi Fusion Orchestra dhe kuartetit Bibera, në mes tjerash. Ilir është njohës i mirë i teknologjisë muzikore dhe ideator e inventor i ORCHESTOOLS instrumenteve virtuale kompjuterike.

——–

Kjo ekspozitë mbështetet nga Heinrich Böll Stiftung, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës. Ky aktivitet po ashtu përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. Në bashkëpunim me forumZFD Kosovo në kontekst të projektit Landscapes of Repair kjo ekspozitë mbështetet nga German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ).