Artist: Dardan Zhegrova
Datat: 26.09.2023 – 16.10.2023
Duke tentuar t’i zgjerojmë kufijtë e komunikimit mes artistëve e krijuesve të ndryshëm, Galeria 17 shndërrohet në varësi të nevojave të vet artistëve/e e komunitetit. Në këtë rast Dardan Zhegrova, ftohet të shfryztëzoj hapësirën e galerisë si hapësirë pune. Galeria shndërrohet në hapësirë sa intime aq edhe të hapur, sa personale aq edhe publike, sa eksperimentale aq edhe krijuese, sa kërkimore aq edhe ekspozuese. Artistët/et pjesëmarrës/se do të kontribuojnë në çështje të ndryshme mjedisore dhe sociale, përmes një procesi të hapur punues, edukues dhe vetëdijësues. Ata përpos që do të ndajnë përvojat e tyre profesionale dhe personale me njëri/a-tjetrin/ën, po ashtu do të kultivojnë empatinë karshi mjedisit dhe drejtësisë sociale me publikun e gjerë. Teoristë/e, artistë/e, ekologjistë/e, e aktivistë/e të ambientit dhe kulturës do t’i bashkëngjiten kësaj nisme për të kontribuar në perspektiva të ndryshme ndaj ambientit, të cilat hapin rrugë për të shqyrtuar çështje me rëndësi sociale, kulturore e mjedisore, nga perspektiva queer. Galeria e hapur për publik, do të shërbejë si klasë ligjërimi, si studio punuese, hapësirë komunikimi e reflektimi, nikoqire e ligjëratave mysafire, laborator eksperimentimi, ku si rrjedhojë pjesëmarrësit bashkërisht do të ndërtojnë një ekspozitë, e cila edhe do të shënojë ekspozitën e parë nën temën Queer Ecology.
Dardan Zhegorva
I gjithë projekti është i strukturuar në dy faza. Duke filluar me një seri punëtorish ku pjesëmarrësit prodhojnë punimet dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në konceptimin e instalimit përfundimtar. Kjo seri punëtorish synon të krijojë një hapësirë të sigurt ku pjesëmarrësit/et krijojnë në një stil DIY, një numër kukullash ‘naive’ me shkop që përfaqësojnë veten dhe/ose personalitetin e tyre, ose versionin ideal se kush duan të bëhen. Kukullat finalizohen gjatë punëtorisë dhe në fund mblidhen për shfaqjen finale. Ky prodhim kolektiv i veprës së artit bëhet një praktikë e përbashkët që u lejon pjesëmarrësve të arrijnë një gjendje identifikimi ‘të ndriçuar’ duke reflektuar dëshirat e brendshme duke krijuar toteme të vetvetes së tyre të idealizuar. Në të njëjtën kohë, procesi i përdorimit të materialeve që pjesëmarrësit i kanë në shtëpi dhe mund t’i ripërdorin, sjellë një shtresë tjetër përfshirjeje në një aspekt praktik të qëndrueshmërisë dhe ekologjisë – duke pasur parasysh se tekstilet janë një nga ndotësit më të mëdhenj, veçanërisht industria e modës.
Studio e hapur/ Punëtoria për krijimin e kukullave
Punëtoria mbahet nga ora 11:00 deri në 17:00. Përgjatë këtij orari pjesëmarrësit/et mund të bëhen pjesë në orën që u përshtatet, mirëpo duhet pasë parasyshë që për të realizuar krijimin e kukullës është e nevojshme që të jenë prezent për të paktën 2-3 orë në punëtori.
Mosha e fëmijëve pjesmarrës: 6 deri në 13 vjeç
Punëtoritë do të mbahen në datat: 27 shtator dhe 2, 4, 7 tetor
Programi i punëtorisë varësisht orës në të cilën pjesëmarrësit/et bëhen pjesë:
1. Prezantimi i konceptit të punëtorisë
2. Përshkrim teknik i procesit të krijimit të kukullës
3. Vizatimi apo skicimi i idesë për kukullën
4. Përzgjedhja e materialeve për të filluar krijimin e kukullës
5. Prerja dhe qepja e formave bazike
6. Detajet që kompletojnë karakterin/identitetin e kukullës
7. Finalizimi i kukullës në tërësi.
*Çdo fëmijë duhet të jetë i/e shoqëruar nga të paktën një prind/kujdestar përgjatë gjithë punëtorisë.*Përgjegjësia për ndonjë lëndim eventual përgjatë punëtorisë do ti takojë prindit/kujdestarit të fëmiut.