In the making / hapja e ekspozitës

Groundlesss

Yll Xhaferi

“Stinët lëvizin, por unë jam i ngujuar në ngricë dhe kisha harruar kohën, që do të thotë kam harruar lëvizjet e tokës në relacion me diellin. Kisha harruar si një temperaturë komplet e ndryshme dhe trashësia e saj ndaj ajrit sjellin me vete një paletë ngjyrash bashkë me shkrirjen e ngricave.

Do të vijnë të gjelbërtat e guximshme dhe të kaltërtat delikate, të kuqet e lulekuqeve në majin e vonshëm, shpërndarja e trëndafilave të bardhë pergjatë skajeve te pyjeve ne qershor.” – Could a Cat be a Whale?

                                                                                                                                            Ludwig Wittgenstein


Të bombarduar nga imazhet dhe objektet e imponuara nga sistemi kapitalist, ne e gjejmë veten të obsesionuar nga gjërat artificiale. Një ambient natyror i mbyllur e i kontrolluar zbërthen kufijtë mes materialeve miqësore me ambientin dhe atyre toksik. Kështu, së bashku zhytemi në një kopsht-laborator, ku lulëzojnë të përbashkëtat dhe ndarësitë e organikes dhe artificiales, të ndërtuara nga interferimi i teknologjive të reja të skanimit. Duke tentuar të shpalosen reflektimet e njeriut mbi natyrën ose mbi natyroren, kjo punë ngre pyetje të shumta mbi limitet, përkufizimet dhe mundësitë në anën tjetër. Po ashtu, për përcaktimet tona mbi atë se çfarë është natyrore dhe si ky përkufizim ndikon në marrëdhëniet tona me mjedisin dhe njëri-tjetrin.
Një infiltrim surreal multimedial në kohëra reale, na fton të reflektojmë mbi kërcënimet e prekshme e të paprekshme të këtij shekulli, të gjithë, pa përjashtim.

DYVO
Të ulur rreth një pasoje

Qëndrimi në hapësirë problematike për kaq shumë kohë na dha mundësinë që çdo ditë të kuptojmë më mirë dhe më thellë problemin e ndotjes plastike dhe pasojave të tjera. Derisa ndryshimi i klimës dhe zhdukja e gjashtë masive që vjen me të janë informacion abstrakt, po ashtu edhe natyra njerëzore që qëndron përballë një kërcënimi të paparë me vdekje. Kjo duket e panatyrshme, larg instinktit tonë bazë të mbijetesës. Koncepti “Të ulur rreth një pasojë” synon të përshkruajë dhe pasqyrojë kontradiktën, e cila është pa mëdyshje një zhvendosje e përgjegjësisë në shkallën midis Njërit dhe Shumëshit. Individuales dhe Kolektives. Personales dhe të Përbashkëtës. Si lidhen “unë” dhe “ne”?