Klasa II – Praktika Artistike dhe Formatet e Angazhimit

Ligjërues: April Gertler dhe Adrian Schiesser

Datat: 16-17-18.05.2025
Ora: 14:00 – 17:30

April Gertler dhe Adrian Schiesser, të dy artistë pamorë dhe krijues kulturorë, do të ndajnë përvojat e tyre personale nga drejtimi i platformave të angazhuara shoqërisht gjatë 15 viteve të fundit, si bashkëpunëtorë por edhe individualisht.

Ky workshop do të fokusohet në çështje të ndryshme që lidhen me krijimin e një platforme të angazhuar shoqërisht; qoftë ajo një ngjarje e vetme apo një strukturë projekti më afatgjatë. Ata do të diskutojnë bazat e gjenerimit të ideve; veçanërisht, se si një ide mund të dalë në hapësirën publike dhe cilat janë elementet që duhen marrë parasysh gjatë këtij procesi. Disa nga këto elemente përfshijnë bashkëpunimin me të tjerët si praktikë artistike dhe logjistike; si dhe logjistikën reale të organizimit të një ngjarjeje, që përfshin jo vetëm promovimin, por edhe krijimin e një audience, dhe në fund, diskutimin rreth mënyrave të financimit dhe qëndrueshmërisë së një platforme të tillë.

Ky workshop i dedikohet artistëve/prodhuesve/krijuesve kulturorë që janë të interesuar t’i çojnë idetë e tyre më tej në hapësirat publike dhe duan të mësojnë si ta bëjnë këtë.

Klasa do të zhvillohet në gjuhën angleze.

Për t’u bërë pjesë e klasës, ju lutemi regjistrohuni në linkun më poshtë, jo më vonë se data 12 Maj:
https://forms.gle/Kgfs4XPRDMpqftQm7

April Gertler dhe Adrian Schiesser

Adrian Schiesser, i lindur në Gjermani, u rikthye në vend pas 20 vitesh jetesë jashtë vendit. Ai punon nga një perspektivë skulpturore. Puna e tij ka marrë formën e skulpturave fizike duke përdorur materiale të ndryshme si makina, shirit ngjitës dhe dru, si dhe ambiente zanore në kontekstin e shëtitjeve artistike. Ai ka ekspozuar punë në hapësira në Berlin si Scotty, Spor Klübü, tête, WIRWIR dhe PICTURE BERLIN. Adrian është bashkë-krijues, së bashku me April Gertler, i projektit SONNTAG (që nga 2012), si dhe më së fundmi i WIRWIR dhe a casual corridor (që nga 2021 dhe 2023). Adrian jeton dhe punon në Berlin që nga viti 2011.

April Gertler (SHBA/NL) jeton dhe punon në Berlin që nga viti 2005. Puna e saj bazohet në praktikat sociale dhe është realizuar në forma të ndryshme, duke përfshirë: seri të performancave leksion (TAKE THE CAKE), podkaste, shëtitje artistike, botime vetanake/libra-zine, dhe ngjarje kulturore duke përdorur hapësira projektuale të iniciuara nga vetë ajo si platforma, si dhe rezidencën artistike hibride PICTURE BERLIN (e themeluar në 2010).

April dhe Adrian kanë punuar së bashku që nga viti 2012. Projekti nomadik i skulpturës sociale SONNTAG u zhvillua nga ata në vitin 2012 dhe aktualisht realizohet çdo tremujor në apartamente të ndryshme nëpër Berlin. Adrian dhe April ftojnë artistë të ndajnë punën e tyre në hapësira shtëpiake të një pale të tretë. Që nga fillimi i tij, SONNTAG është realizuar mbi 65 herë me edicione ndërkombëtare në Paris, Kopenhagë, Nju Jork, Londër dhe Amsterdam. Në vitin 2019, u botua libri: SONNTAG: A Recipe for Social Practices nga shtëpia botuese The Green Box. Në vitin 2021, ata themeluan hapësirën e qëndrueshme jo-fitimprurëse WIRWIR në Berlin-Neukölln, që synon ndërtimin e komunitetit përmes platformave alternative si sesione dëgjimi, workshope, shfaqje videosh, ngjarje me ushqim, shëtitje, prezantime dhe ekspozita.

Brenda kontekstit të WIRWIR, në vitin 2022 u krijua edhe dega botuese WIRWIR PUBLISHES. Fokusi i kësaj dege është të përhapë dijen dhe aksesin në printim përmes workshopeve me Risograph, si dhe publikimeve të tyre që i prezantojnë në panaire të pavarura të librave dhe artit në mbarë botën, si: INDEX ART BOOK FAIR (Mexico City), Wiels Art Book Fair (Bruksel, Belgjikë) dhe Bergen Art Book Fair (Norvegji). Së fundmi, në vitin 2023, ata zhvilluan hapësirën vitrine A0 të quajtur ‘a casual corridor’, e vendosur në pjesën e jashtme të ndërtesës ku ndodhet WIRWIR. Hapësira u krijua si përgjigje ndaj faktit që fqinjët nuk ndiheshin rehat të hynin në hapësirën fizike të WIRWIR. Vitrina sjell artin drejt rrugës, duke u bërë e aksesueshme për të gjithë.

Klasat e Majit 2025 mbështeten nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, KCSF, dhe SMART Balkans.