Klasa IV: Praktikat e kurimit jashtë institucioneve të artit

Ligjëruese: Alessandra Pioselli

Datat:13-17.05.2024

Ora: 14:00-17:00

Klasa synon të eksplorojë proceset dhe potencialet e angazhimit të njerëzve përmes praktikës artistike, jashtë kuadrit të institucioneve të artit, si një mënyrë për të kontribuar në rritjen e përgjegjësisë publike për vendet e jetesës, shoqërinë dhe trashëgiminë. Pse këto potenciale janë pikat e forta? Çfarë nënkupton aktivizimi i njerëzve si qytetarë? Çfarë do të thotë të marrësh një rol ndërmjetësues si kurator apo artist? Diskutimi do të nisë nga këndvështrimi që del nga disa projekte të zhvilluara në Itali në territore të shpopulluara rurale apo malore, të cilat më kanë përfshirë në një punë kuratoriale dhe kërkimore. Këto projekte përmbysin konceptimin e zonës së margjinalizuar, nëpërmjet mënyrës së ribanimit dhe prodhimit të trashëgimisë së re kulturore-artistike, si e mirë e përbashkët, e bazuar në burimet dhe kujtimet lokale. Çështjet që dalin nga këto projekte janë pikënisja për të vënë në pikëpyetje konceptin e “pjesëmarrjes” dhe rezultatit të projektit, formimin e një hapësire politike, kontekstin-projekt të ndërvarësisë, përkohshmërinë si aspekte kyçe, performative dhe rituale, nocioni i lokalitetit, si dhe disa mjete veprimi.

Klasa do të mbahet në gjuhën angleze

Për të qenë pjesë e klasës, ju lutemi regjistrohuni në linkun e mëposhtëm jo më vonë se data 1 maj:

https://forms.gle/kmuRVBL8ie1Zsihf9

Alessandra Pioselli

Alessandra Pioselli është kritike arti dhe kuratore. Nga viti 2010 deri në vitin 2021 ajo ishte drejtoreshë e Accademia di belle arti G. Carrara të Bergamos. Ajo është profesoreshë ndihmëse e Historisë së Artit Bashkëkohor, e Kritikës së Artit në të njëjtën akademi. Ajo gjithashtu ligjëron Artin Publik në Master në Ekonomi dhe Menaxhim të Artit dhe Kulturës të Shkollës së Biznesit 24Ore (Milano). Hulumtimi i saj fokusohet në dimensionin social, urban dhe territorial të praktikës së artit. Ajo është autore e librit L’arte nello spazio urbano. L’esperienza italiana dal 1968 a oggi (Arti në hapësirën urbane. Përvoja italiane që nga viti 1968 e deri më tani, Johan&Levi, 2015). Në vitin 2021 ajo redaktoi librin e projektit La ragione nelle mani të Stefano Boccalini (Arkivi i librave, Berlin), ndër fituesit e botimit VIII. të programit të Këshillit Italian, mbështetur nga Ministria Italiane e Kulturës.