Artiste pjesëmarrëse në ekspozitën PËRPARA
Laureta Hajrullahu – lindur më 1997 në Preshevë, Serbi – është artiste multimediale, me bazë në Prishtinë. Puna e saj artistike eksploron privatësinë, intimitetin, ekosistemet digjitale, video-lojërat dhe të ardhmet e pamundura. Përmes punës së saj në media digjitale, ajo prezanton këndvështrime të ndryshme kritike mbi ‘realitetin’. Këtë ajo e bënë përmes dekonstruimit dhe rivlerësimit të vazhdueshëm të kufijve mes botës virtuale dhe asaj fizike. Puna e Hajrullaut është prezantuar në shumë institucione të ndryshme artistike në Kosovë dhe përgjatë Ballkanit Perëndimor.
Ajo ishte pjesë e Manifesta Biennale 14, Gjon Mili në Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe ka marrë pjesë në ekspozitat në Art Quarter Budapest- aqb Project Space, Qendrën për Art Bashkëkohor në Mal të Zi, Institutin për Art Bashkëkohor – ISU, Galeria 17 në Prishtinë, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, Lambdalambdalambda, mes tjerash.
——–
Kjo ekspozitë mbështetet nga Heinrich-Böll-Stiftung Belgrade, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.Ky aktivitet po ashtu përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.Në bashkëpunim me forumZFD – Kosovo Program në kontekst të projektit Landscapes of Repair kjo ekspozitë mbështetet nga German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ).