Make me coffee make me sandwich

/ ekspozitë / darkë dhe muzikë / ritual vallëzimi /

/ ekspozitë / darkë dhe muzikë / ritual vallëzimi /

Siç e thotë një legjendë e vjetër, në një dyqan të braktisur të automekanikut shpirti i gruas në kalendarin e murit, i cili është gjithnjë i pranishëm, erdhi në jetë. Fqinjët thoshin se gjatë natës mund të dëgjoje shpirtin e gruas duke kërcyer, ajri mbushej me këngën e saj, e cila dikur ishte një himn i popit jugosllav, nga Zana Nimani:

Hej, i dashur, largoi bubat
Nga koka jote e bukur, e çmendur, bionde
Mos u bëj fëmijë
Vishi pantoflat, ma kalo jastëkun
Më përqafo butësisht dhe sjellu natyrshëm
Më bëj kafe, më bëj një sanduiç
Më trajto mirë dhe më kënaq…

Për të krijuar mitologji të reja, ne do të rishpikim një sekuencë ngjarjesh në imagjinata dhe potenciale çliruese. Kur ne fillojmë këtë proces të rishpikjes, ritualet tona bëhen një vend për hapësirën e ardhshme, duke zgjeruar dhe forcuar mundësinë e energjive dhe shpirtit, të cilat ende janë në krijim e sipër.

Le të jetë ky një ushtrim dhe ky ushtrim le të bëhet ritual:

Kjo ish-punëtori automekaniku, tani galeri, është e zënë nga artiste gra ku secila reflekton përvojat e tyre e të qenit në këtë botë, duke i kalit veglat dhe vizionet e tyre, duke pushtuar këtë hapësirë të sapo shndërruar.

Pushtimi i tyre ndryshon karakterin e hapësirës, shpirti i tyre merr frymë, depërton në rrugë. Kështu, kjo frymë përhapet në lagje si ritëm dhe zë fushën e thashethemeve, sekreteve dhe miteve të vjetra. Le të erëzojmë ushqimin, shoqërimin dhe bisedat tona me këtë ide: historia e origjinës që vjen nga e ardhmja, nga një konvergjencë fantazish dhe ëndrrash, rishkruan mitologjinë e komunitetit.

Ky program është një mënyrë për të rikonfirmuar dhe energjizuar lidhjet ekzistuese mes komunitetit që mëton të vë në qendër nevojën për veprim kolektiv dhe hapësirë si vend për bashkëprodhim të dijes dhe praktikave të të jetuarit. Ky lloj aktiviteti artistik prezanton metodologjitë dhe mjetet për të ushtruar shëndetin e energjisë së përbashkët, lidhjen dhe pozitën mes miqve, ritmeve, trupave, të afërmve, kolegëve/eve dhe të dashurve, në këtë hapësirë të përbashkët.

16/11/2021 – 16/02/2022


Artistet: Eljesa Beka, Azize Ferizi, Laureta Hajrullahu, Lori Lako, Milica Mijajlović, Barbara Prenka


Kuruar nga: Natalija Vujošević