Miran Mohar

Bashkëkurator i ekspozitës

Artists of the Day After Tomorrow – Recording Transition (2002-2024)

Miran Mohar (i lindur në vitin 1958 në Novo Mesto, Slloveni) është artist, dizajner grafik dhe skenik me bazë në Lubjanë. Ai është anëtar (bashkë me Dušan Mandić, Andrej Savski, Roman Uranjek dhe Borut Vogelnik) i grupit artistik IRWIN dhe bashkëthemelues i kolektivit artistik NSK, studios së dizajnit grafik New Collectivism dhe Teatrit Scipion Nasice Sisters. Që nga viti 2008, ai është gjithashtu profesor bashkëpunëtor, drejtues i departamentit të arteve pamore dhe zv/dekan në Akademinë e Arteve Vizuale në Lubjanë (AVA).
Ai është gjithashtu bashkëthemelues dhe anëtar i lëvizjes arkitekturore Maja Farol dhe, që nga viti 2001, anëtar i Parlamentit Kulturor Evropian. Ai ka qenë tutor në shkollën kuratoriale SCCA World of Art për 12 vjet.

Kjo ekspozitë mbështetet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Galeria Kombëtare e Kosovës dhe SMART Balkans.