Shtatëmbëdhjetë (17) filloi si një duo bashkëpunuese, me qëllim të krijimit të veprave artistike vizuale dhe intelektuale të cilat eksplorojnë perspektivat psikologjike dhe sociale nëpërmjet video – artit eksperimental. Puna që zhvilloi duo theksoi nevojën për të rifunksionalizuar hapësirat publike alternative. Si rezultat, Shtatëmbëdhjetë u regjistrua si fondacion në vitin 2018 në Prishtinë, dhe me aktivitetet e veta operon në të gjitha rajonet e Kosovës. Vizioni i Shtatëmbëdhjetë (17) është që qytetarët e të gjitha gjinive të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në mënyrë kuptimplote dhe të lirë në komunitet dhe jetën publike përmes kulturës, edukimit dhe aktivizmit. Misioni i tij është të nxisë ndryshime pozitive në shoqëri përmes fuqizimit të komuniteteve me anë të aktivizmit kulturor.
Plani strategjik përcakton drejtimin e përgjithshëm për Shtatëmbëdhjetë për vitet 2022 – 2026. Plani është zhvilluar në mbështetje të misionit të fondacionit dhe pasqyron angazhimin tonë për ndryshime pozitive në shoqëri nëpërmjet programeve tona të riemërtuara dhe të riprogramuara të Artit dhe Edukimit, Aktivizmit Kulturor dhe Hapësirës. Prioritetet tona strategjike për këtë cikël strategjik janë zhvilluar dhe zgjeruar për të artikuluar më mirë vizionin e Shtatëmbëdhjetë, si më poshtë:
- Hapësirë publike
- Aktivizëm kulturor, politikëbërje, avokim
- Mjedis
- Gjinia
- Zhvillimi i komunitetit dhe bashkëpunim
- Demokracia dhe të Drejtat e Njeriut
Plani pasqyron gjithashtu angazhimin tonë për bashkëpunim dhe rrjetëzim me organizata dhe institucione të tjera për të angazhuar më shumë anëtarë të komunitetit në jetën publike dhe për të ngritur kuptimin e vlerës që aktivizmi kulturor sjell në cilësinë e jetës së komunitetit.
BORDI I DREJTORËVE/EVE
Rina Kika | Francesca Cardillo | Fortesa Kadriu
EKIPI
Nita Zeqiri – Drejtore Ekzekutive | Ajete Kërqeli – Menaxhere për Zhvillim | Fitore Isufi – Koja – Drejtore Artistike | Sihana Klisurica – Menaxhere e Komunikimit | Lendita Idrizi – Menaxhere e Operacioneve | Liri Hashani – Asistente e Programit |