24/01 – 24/03/2023
Ndërmjetësues kreativ:Ilir Bajri
Pjesëmarrësit/et në ekspozitë:Viola Rrecaj
Dren & Ermir Suldashi
Stephanie Rizaj
Laureta Hajrullahu
Armend Xhaferi, Arian Randobrava, Art Lokaj
Ka një paqartësi interesante në kulturën shqiptare e cila ndikon në mënyrën se si perceptohet dhe interpretohet realiteti fizik dhe kohor. Domethënë, e njëjta fjalë “përpara”, përdoret për të përshkruar diçka që në kuptimin hapësinor është para nesh, ndërsa në kuptimin kohor e njëjta fjalë përdoret për të përshkruar diçka që ka ndodhur në të kaluarën – prandaj. pas nesh! Pra, me fjalë të tjera, ajo që në kuptimin hapësinor është e padukshme sepse qëndron pas nesh bëhet e dukshme sapo të shfaqet para nesh. Ndërsa në kuptimin kohor është e kundërta – e kaluara që është pas nesh është e dukshme dhe e njohur dhe e ardhmja para nesh është e padukshme dhe e panjohur.
Të imagjinosh të ardhmen duket se është shumë e ngjashme me ndjenjën e “nostalgjisë”, sepse ne përpiqemi të parashikojmë të ardhmen duke iu referuar përvojave dhe kujtimeve tona. Hulumtimet e fundit sugjerojnë se shumë prej strukturave të njëjta të trurit janë të përfshira si në kujtim ashtu edhe në parashikim dhe se ato ishin “pothuajse plotësisht të mbivendosura” kur njerëzit kujtonin ngjarjet e kaluara dhe imagjinonin të ardhmen. Kjo e bën jashtëzakonisht të rëndësishme të kuptuarit e së kaluarës dhe të gjitha shtresave në krye të saj, konteksteve historike, kulturore dhe ekzistenciale, në mënyrë që të mund të imagjinohet lirishëm, por me mençuri, një e ardhme shumë më e mirë! Njerëzimi po zhvillohet me një ritëm të përshpejtuar në mënyrë eksponenciale dhe kërkesat tona janë në fërkim serioz me burimet e kufizuara të planetit tonë, teknologjitë e reja janë jashtëzakonisht shkatërruese dhe ka një rritje të tendencave për të kufizuar, izoluar dhe prishur komunikimin dhe shkëmbimin e lirë, ndonjëherë edhe nga individët dhe organizatat që duhet t’i mbrojnë ata, duke e bërë situatën e përgjithshme të duket mjaft e zbehtë dhe e pashpresë, individualisht ose kolektivisht.
Artistët shpesh janë në ballë të proceseve që synojnë të projektojnë të ardhmen, duke ndihmuar dhe promovuar zhvillime pozitive, por edhe duke qëndruar vigjilentë dhe kritikë ndaj të njëjtës. Arti gërsheton njohuritë, vlerat dhe traditat e së kaluarës me aftësinë tonë të lindura për të imagjinuar lirisht dhe me guxim të ardhmen. Kjo përzierje është në thelb të Artit. Roli i artistëve/eve është shumëdimensional dhe shtrihet përtej kufijve hapësinorë dhe kohor, duke arritur optimizmin dhe qëllimin, përparimin dhe vazhdimësinë, ekuilibrin dhe paqen!
Prandaj, duke iu rikthyer dukurive të paqarta “Përpara”, jeni të ftuar që t’i vendosni përpara të dyja, të ardhmen dhe të kaluarën dhe lirshëm t’i krahasoni, mësoni, kuptoni dhe imagjinoni marrëdhënie të reja dhe lidhje të reja mes tyre dhe t’i shprehni lirshëm e të merrni pjesë.V endosini të dy Përparat para jush!
PËRPARA shënon ekspozitën e dytë në kuadër të temës Scanning the region. Scanning the region përbën serinë e ekspozitave të ideuara, konceptuara dhe realizuara nën këtë temë, përmes së cilës ne përpiqemi të analizojmë vetveten larg stereotipeve nën të cilat janë krijuar narrativat mbi rajonin tonë dhe ne si banues të tij.
Për këtë ekspozitë Shtatëmbëdhjetë bashkëpunon me forumZFD – Kosovo Program në kuadër të projektit të tyre Landscapes of Repair.
Landscapes of Repair është një projekt bashkëpunues për peizazhet pas konfliktit në Kosovë dhe nxit kërkimin akademik, dokumentimin dhe artikulimin e aktorëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, punonjësve të kulturës, artistëve dhe komuniteteve lokale në kontekstin e ndikimeve të konflikteve në Kosovë. Që nga viti 2022, Landscapes of Repair kanë eksploruar rëndësinë shoqërore dhe historike të sferave (jo)muzikore, akustike dhe zanore të praktikave të memorializimit në Kosovë dhe më gjerë, pasi kërkimet e aplikuara mbi lidhjen komplekse ndërmjet artefakteve akustike dhe peizazheve janë një fushë e nënpërfaqësuar në hulumtimin e DwP. në Kosovë.