Pop-up Art Week

Thirrje e hapur

11.12.2023 – 22.12.2023

Krahas programit vjetor me katër ekspozita, Galeria 17 për dhjetë ditë hap dyert dhe fton artistë/e, kolektive dhe formacione të ndryshme kreative të bëhen pjesë e Pop-up Art Week. Prej datës 11 deri me 22 dhjetor 2023 do të zënë vend deri 5 ngjarje një ditore, në formatin e pop up ekspozitës.
Pop-up Art Week, do të shndërroj Galerinë 17 në një hapësirë të zëshme ndaj punës dhe krijimtarisë së krijuesëve/eve të pavarur vendor. Në veçanti do t’i shërbejë rrjetëzimit dhe dialogut ndërmjet perspektivave dhe programeve në mes të Galerisë 17 dhe individëve/grupeve të ndryshme e të pavarura të komunitetit kulturor. Kjo nismë ka për qëllim të vë në veprim praktikat e tilla artistike, të cilat hapin rrugë për bashkëpunime dhe rrugëtime të ndryshme profesionale.

Hapësirat që ofrohen për Pop-up Art Week

● Galeria 17
● Project space

Shtatëmbëdhjetë ofron hapësirat dhe mbështet aranzhimin e ekspozitës, si dhe hapjen të shoqëruar me koktej. Po ashtu përkujdeset në promovimin e artistëve/eve pjesëmarrës/e dhe punës së tyre, përmes faqes së internetit dhe platformave të mediave sociale.
*Prodhimi i veprave të ekspozitës mbulohet nga vet artistë/et pjesëmarrës/se.

Ftohen artistët/et, kolektivet dhe formacionet e ndryshme kreative, të ndjehen të lirë të aplikojnë me mediume të ndryshme artistike, përfshirë: pikturë, skulpturë, fotografi, instalim, video, art dixhital, performancë, etj.

Aplikimi duhet të përmbajë:

● Titullin e ekspozitës
● Autorin/en ose autorët/et + Bio 200 fjalë max
● Përshkrimin e ekspozitës deri në 500 fjalë
● Skicën e ekspozitës
● Pajisjet e nevojshme
● Aktivitetet
● Plani i instalimit dhe deinstalimit të ekspozitës
● Hapësirat në shfrytëzim: Galeria 17 apo Project Space 17

Shënim
E drejta e autorit/es mbi veprën dhe përmbajtjen e ekspozitës i mbeten artistit/es. Çdo imazh ose video e përdorur nga Galeria 17 do të mbajë linjën e kreditit të artistit/es.

Kohëzgjatja e aplikimit

Afati i fundit për aplikim është 15 shtator 2023. Njoftimi për projektet e përzgjedhura do të bëhet me datën 1 tetor 2023.
Dërgo aplikimin përmes emailit në galeria@foundation17.org me subjektin: Pop-up Art Week.
Juria e përbërë nga bordi këshillues i Galeria 17 dhe skena e pavarur në vend, do të përkujdeset për përzgjedhjen e ekspozitava që do të zënë vend përgjatë Pop-up Art Week.

Juria:
Catherine Nichols
Fatime Kosumi
Doruntina Kastrati