Pop-up Art Week – 2024

02/12/2024 – 13/12/2024

Krahas programit vjetor me katër ekspozita, Galeria 17 hap dyert dhe fton artistë/e, kolektive dhe formacione të ndryshme kreative të bëhen pjesë e Pop-up Art Week. Prej datës 2 deri me 13 dhjetor 2024 do të zënë vend deri në 5 ngjarje një ditore, në formatin e pop up ekspozitave.

Pop-up Art Week, do të shndërroj Galerinë 17 në një hapësirë të zëshme ndaj punës dhe krijimtarisë së krijuesëve/eve të pavarur vendor. Në veçanti do t’i shërbejë rrjetëzimit dhe dialogut ndërmjet perspektivave dhe programeve në mes të Galerisë 17 dhe individëve/grupeve të ndryshme e të pavarura të komunitetit kulturor. Kjo nismë ka për qëllim të vë në veprim praktikat e tilla artistike, të cilat hapin rrugë për bashkëpunime dhe rrugëtime të ndryshme profesionale.

Hapësirat që ofrohen për Pop-up Art Week

● Galeria 17

Shtatëmbëdhjetë ofron hapësirat dhe mbështet aranzhimin e ekspozitës, si dhe hapjen të shoqëruar me koktej. Po ashtu përkujdeset në promovimin e artistëve/eve pjesëmarrës/e dhe punës së tyre, përmes faqes së internetit dhe platformave të mediave sociale.

*Prodhimi i veprave të ekspozitës mbulohet nga vet artistë/et pjesëmarrës/se.

Ftohen artistët/et, kolektivet dhe formacionet e ndryshme kreative, të ndjehen të lirë të aplikojnë me mediume të ndryshme artistike, përfshirë: pikturë, skulpturë, fotografi, instalim, video, art dixhital, performancë, etj.

Aplikimi duhet të përmbajë:

● Titullin e ekspozitës

● Autorin/en ose autorët/et + Bio 200 fjalë max

● Përshkrimin e ekspozitës deri në 500 fjalë

● Skicën e ekspozitës

● Pajisjet e nevojshme

● Aktivitetet

● Plani i instalimit dhe deinstalimit të ekspozitës

● Hapësira në shfrytëzim: Galeria 17

Shënim

E drejta e autorit/es mbi veprën dhe përmbajtjen e ekspozitës i mbeten artistit/es. Çdo imazh ose video e përdorur nga Galeria 17 do të mbajë linjën e kreditit të artistit/es.

Kohëzgjatja e aplikimit

Afati i fundit për aplikim është 15 shtator 2024. Njoftimi për projektet e përzgjedhura do të bëhet me datën 1 tetor 2024.

Dërgo aplikimin përmes emailit në galeria@foundation17.org me subjektin: Pop-up Art Week.

Juria e përzgjedhur këtë vit do të përkujdeset për përzgjedhjen e ekspozitava që do të zënë vend përgjatë Pop-up Art Week.

Juria: Doruntina Kastrati, Sofia Braga, Fitore Isufi Shukriu – Koja