Praktikat e arkivimit: Koleksionet arkivore të artit

Klasa I

Data: 16-19/05/2023

Ligjërues: Iga Maria Szczepańska

Kjo klasë synon të inkurajojë skenën lokale, institucionet dhe aktorët e ndryshëm të komunitetit tonë që të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të zhvillojnë aftësitë në ndërtimin, rritjen dhe ruajtjen e arkivave. Nëpërmjet leksioneve, punëtorive dhe diskutimeve, kjo klasë do t’i njoftojë pjesëmarrësit me strukturat e ndryshme të punës dhe praktikat e arkivave moderne në Evropë; pjesëmarrësit do të krahasojnë, analizojnë dhe diskutojnë interesat dhe praktikat e tyre profesionale përgjatë një procesi që do të edukojë dhe rrisë ndërgjegjësimin për grupet e margjinalizuara dhe koleksionet specifike. Klasa në veçanti do t’i prezantojë pjesëmarrësit me arkivat moderne në Evropën Qendrore dhe Lindore – nga një ide në realizim.

Cila është rëndësia e arkivit dhe a duhet të investojmë në to? Kush mund të kontribuojë në krijimin e tyre dhe a duhet të jemi arkivist për t’u përfshirë në arkivim? A mund ta imagjinojmë të ardhmen e arkivave dhe koleksioneve dhe qëndrueshmërinë e tyre njëkohësisht?

Klasa do të mbahet në gjuhën angleze

Kjo klasë organizohet në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovoës.

—-

Iga Maria Szczepańska

Iga Maria Szczepańska – marrëse e një burse të Projektit HMC në Shkollën Ndërkombëtare Bromsgrove në Tajlandë, Bangkok. E diplomuar me nderime në BA në Artin e Performancës në Shkollën Qendrore Mbretërore të Fjalës dhe Dramës në Londër. Iga është artiste ndërdisiplinor që punon me performancë, film, fotografi dhe tekst. Në veprat e saj, ajo eksploron marrëdhëniet midis trupit, kulturave dhe grurit në epokën e Antropocenit. Ajo është drejtore e Fondacionit Katarzyna Kozyra, ku prodhon ekspozita, botime dhe ngjarje kulturore, të tilla si Arkivi Sekondar – platformë për artistet gra nga Evropa Qendrore dhe Lindore, Przeciw(stawanie) – ekspozita të artisteve gra në zhvillim ose botimi FRIENDS 2022/2023. ORCID: 0000-0003-2615-5783