Në këtë punëtori do të eksplorojmë bashkërisht mundësitë e audioregjistrimit si format për të ruajtur kujtime dhe për t’u familjarizuar me regjistrimin (mobil) në pajisjen tuaj celulare dhe audioregjistrues, për dëgjimin e zakonshëm dhe për të shqyrtuar mundësitë e Audacity (https://www.audacityteam.org/) si softuer i hapur (open-source) për editimin digjital të audios.
Punëtoria do të fasilitohet nga Alexander Vojvoda (forumZFD Kosovo dhe drejtues i projektit Peizazhet e Riparimit)
Kërkesat për pjesëmarrje
Punëtoria fton të gjithë personat e moshës 18 dhe 25 vjeç që të marrin pjesë; nuk ka nevojë për përvojë të mëparshme me audioregjistrim apo editim. Punëtoria do të mbahet në gjuhën angleze.
Ju lutemi të sillni me vete laptopin tuaj dhe nëse keni mundësi, të instaloni versionin më të ri të Audacity; mund ta shkarkoni nga www.audacityteam.org/download/. Por nëse ju nevojitet ndihmë për konfigurimin e Audacity, do të kemi kohë edhe gjatë punëtorisë që ta instalojmë këtë softuer.
Data/koha:
E hënë, 13 mars, 2023
9.30 – 16.00
Vendi/
Rezidenca 17, Nazim Gafurri, nr. 271, Prishtinë, Kosovë 10000
Regjistrimi/
Për të qenë pjesë e punëtorisë ju lutem regjistrohuni në link jo më larg se data 10 mars:
https://forms.gle/M8fkwSJwx4KthShG8
Maksimumi do të jenë 8 pjesëmarrës.