Hapja për publikun: 23.07-30.10.2022
Reception: 24.07.2022/ 18:00h
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të gjithëve në ekspozitën e radhës që do të zë vend në Galeria 17 dhe Grand Hotel. Të dielën, më 24 korrik, po mblidhemi në Project Space 17 për të festuar hapjen e ekspozitës sonë të tretë, e cila është pjesë e programit Manifesta 14.Archiving transition, është njëra nga katër temat që Galeria 17 i trajton në kudër të programit vjetor, përmes ekspozitave të artit dhe programit të edukimit.Archiving transition i referohet projekteve të veçanta e të dedikuara, të cilat i ka gllabëruar dinamika e tranzicionit të tejzgjatur në vendin tonë, duke e pamundësuar ndalimin dhe thellimin tonë në këto tregime të përbashkëta kulturore. Kapitujt e munguar të rrugëtimit tonë socio-kulturor, i kanë lënë në gjysmë tregimet e historisë tonë kulturore. Në këtë mënyrë ne sot lëngojmë për të dhëna, për tregime, që lidhin dhe arsyetojnë zhvillimet e shoqërisë tonë dhe rrjedhimisht zhvillimet e skenës së artit dhe kulturës në vendin tonë. Andaj, ri-kthimi tek ekspozita “PËRTEJ” e organizuar 25 vite më parë, nuk është i rastësishëm, përkundrazi, i nevojshëm për të ri-lidhur tregimet e trashëguara, ato që po i jetojmë dhe ato që do të bëhen. Për të ri-kthyer dhe ri-ndërtuar komunikimin mes brezash artistësh, njohës arti e artdashës. Për më shumë për të njohur veten, për të vlerësuar tregimet tona e historinë tonë kulturore.Kështu, duke i dhënë dritë përvojave lokale, Galeria 17 mëton të shërbejë si përgjigje ndaj shumë kapitujve të munguar të historisë kulturore të vendit, dëshirës për ta përmirësuar atë dhe synimit për të zgjeruar veprimtarinë e saj përtej vendit ku operon përmes aktiviteteve kulturore dhe atyre të edukimit. Andaj sjellja e kësaj ekspozite në hapësirat e Galeria 17 me materiale arkivore, intervista 25 vite më pas, me pjesëmarrësit e ekspozitës në hapësirat e Grand Hotelit, si dhe organizimi i një paneli diskutimi në Project Space 17, ka për qëllim të nxit debatin publik por edhe të reflektoj, dokumentoj dhe krijoj referenca të munguara përgjatë një procesi që arkivon dhe edukon.
Pjesëmarrës në ekspozitën PËRTEJ – Archiving Transition/ Shkëlzen Maliqi, Maksut Vezgishi, Mehmet Behluli, Ilir Bajri
—
Ky projekt implementohet nga Shtatëmbëdhjetë (17) si pjesë e “Strengthening Inclusive Victims’ Voices” që implementohet nga Integra, NSI, PAX dhe mbështetet nga BE-ja. Po ashtu mbështetet nga Swiss Cooperation Office në Kosovë.