Stephanie Rizaj

Artiste pjesëmarrëse në ekspozitën PËRPARA

Stephanie Rizaj (1989) është artiste pamore që e ndan kohën e saj mes Brukselit dhe Vjenës. Duke filluar nga skulpturat performuese deri te instalimet dhe videot specifike të lokacionit, praktika e saj fokusohet në ndërtimin socio-politik të identiteteve duke eksploruar histori familjare mbi ndikimin e migrimit në kontekstin e feminizmit dhe duke reflektuar mbi marrëdhëniet midis trupit, punës dhe arkitekturës.
E trajnuar si arkitekte, dizajnere dhe artiste, Stephanie Rizaj mban disa diploma nga institucione të ndryshme duke përfshirë Akademinë Gerrit Rietveld Amsterdam (NL) dhe Universitetin e Arteve të Aplikuara në Vjenë (AT). Puna e saj është shfaqur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në ekspozita dhe festivale të ndryshme, duke përfshirë Manifesta 13 Marseille (FR), Loop Barcelona, (ES), Muzeu Stedelijk (NL), Diagonale (AT) ose Dokufest (XK). Ndër çmimet e tjera, ajo është vlerësuar me Çmimin Theodor Körner (AT) dhe është fituese e çmimit Startpoint (BE). Kjo është hera e parë që vepra e saj shfaqet në një kontekst ekspozitë në Kosovë.

—–

Kjo ekspozitë mbështetet nga Heinrich-Böll-Stiftung Belgrade, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës. Ky aktivitet po ashtu përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. Në bashkëpunim me forumZFD – Kosovo Program në kontekst të projektit Landscapes of Repair kjo ekspozitë mbështetet nga German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ).